Home KRYESORE PIKTURO NDJENJËN E ÇMENDUR!

PIKTURO NDJENJËN E ÇMENDUR!

Nga Elvira Zeneli

I dashur nuk e sheh më hirin e dashurisë
Pranvera çmendet prej gjelbërimit
Dielli përflak me rrezet e tij
Kudo më shfaqet fjala jote
Aroma me e bukur e luleve është vargu im pêr ty.

Ah, kjo freski marsi erëzon polenin e zemrës
Unë bletë nuk jam të thith gjurmët me magjinë e fjalës
E nën belin tim të pikturosh ndjenjën e çmendur…

Ofshamat zhvendosin drejtimin e erës
Moti ngryset si i marrë,
Unë ta njoh dhe ma njeh fshehtësinë e prekjes
Ndaj askush se di se ç’mrekulli jemi!

Eja ti përmbysim zbulimet e hapësirës
Zgjuar të rrimë deri natën vonë
Mëngjesi kur të zgjohet me përgjumje
E mbyll piskamën e dashurisë në vargun tonë.