Nga Kumrie Abdyl Shala
Përqafoj çdo fjalë tënden,
Ledhatoj me dashuri çdo shkronjë, çdo varg.
Kujtoj natën e zjarrtë tonën,
Shetitjen në errësirë buzë detit,
Dehjet, të qeshurat me lot…
Nuk e harroj atë natë, asnjëherë.
Sa fjalë, sa dhimbje u thanë mes lotësh.
Pranë njëri-tjetrit qëndronim,
Buzët thithmonim, të dehur tapë nga dashuria…
Jetoj me shpresën e asaj nate.
Vallë, a do të jemi bashkë prapë?
Në odën e babait, tek oxhaku,
Të rrimë së bashku,
Të darkojmë si dy fëmijë të pafajshëm,
Duke fshehur nga njëri-tjetri
Puthjen e gjatë të dehjes,
Që ende rri e ngulitur
Si gozhdë në dërrasë, në mendjet tona.
Eh, dashuria të bën të qash,
Të fluturosh, të ecësh zbathur natën,
Të kapësh yjet në heshtje,
Të puthësh buzët e tua
Duke kujtuar atë natë me vapë.
Pse heshtim për puthjen e dehjes?
Pse kemi frikë nga e vërteta?
Kur duhemi, pse shahemi bashkë?
Si erdhi ajo puthje
Që mbeti e ngujuar në mendjet tona përjetë,
E kurrë s’ia thamë njëri-tjetrit… pse?