M’i jepni buzët
Lexomini sytë
Vini veshin në vena nuk dëgjohen më zërat e rrugëve…
Porsa u ktheva,
Nuk di ku t’i çoj porositë e gurëve të gërryer prej mallit, brengën e burimit ku mbushnim ujë,
Tani qenka tharë
Gëzhojën e ndryshkur të një jete të zbrazur të largtë
Në bregun e Erës pashë heshtjen e lisave
Varur në shkëmb prushërimin e ëndrrave
Ajo fjalë që dikur këmbyem shkopërisht atë mëngjes
Nuk ka si harrohet, s’ka si vdes.
Hapni rrugën,
Vjen lumi malor mbushur ujëvara dëbore
Valët ku t’i përplasim unë dhe ti i dashur,
Ku ti gjej netët e gjata për rrëfimet e mia
Me njerëzit iku dhe fjala
Atje ku etna rri ndezur
Në pasqyrën e zemrës e shoh nurin e hyjërisë
Qenkam dehur njëherë e përgjithmonë.