Home KRYESORE KUR DJEGË STINA

KUR DJEGË STINA

Nga Kumrie Avdyl Shala

Jeta s’është e drejtë –
herë-herë të lë në mjegull, pa udhë, pa dritë, pa kthim.

E ne ecim…
pa e ditur se ku shpie kjo rrugë,
derisa historia, një ditë, pas dekadash, të flasë e të na rrëfejë të vërtetën,
ashtu siç foli për kalin e vdekur –
në heshtje.

Në burg u mblodhën ëndrrat,
ideatorët e lirisë –
aty u shua fryma e tyre,
shpesh në vend të gabuar.

Na dogjen stinët,
verat më përvëluese se plumbi.
E unë,
E djegur nga malli,
për ata që s’i pashë më kurrë.

Ti,
plase nga heshtja,
nga mungesa e buzëqeshjeve,
Të kaçurelit, heroit tonë
që vetëm në ëndërr na del.

Jeta, prapë, s’është e drejtë.
Toka ende mban gjurmë e aromë gjaku,
gjak i freskët i djemve tanë,
që i falën rininë Kosovës,
dhe lanë pas veç kujtime –
motra që s’qanë më,
nëna që mbajtën zi,
gra që mbetën pa burrë,
fëmijë që u rritën me hije.

Ata sot janë burra,
por shteti ua kthej shpinën.
Pushtetarët harruan
se mbi dhimbjen qe mbajen ne supe per baballaret e tyre,
na erdhi kjo liri.

Liria – e fituar me dhimbje,
me trupat që nuk i gjejmë dot,
me varret që s’u hapën kurrë.
E ne?
Po hedhim valle nëpër qytet,
pa pyetur nëse
dëshmorët na shohin.
A i kemi në mendje?
A po i mbajmë fjalët e tyre gjallë?

Jeta është e padrejtë për të mençurit,
për ata që flijohen në heshtje.
O Zot,
na ruaj nga pabesia e brendshme,
nga tradhtarët me kostum.