Mos m’u drejtoni më me fjalët “Sa libra ke?”,
më pyesni ndryshe nëse doni mos të vuaj:
në thellësitë e tua, o njeri, çfarë fsheh
që ende me dhimbje s’e ke treguar?
Jam përtej të shkruarës,
përtej të folurës,
përtej dhe të përtejmes pa breg,
por gjithnjë në planetin e ndjenjës
me një frikë të madhe planetare gjetkë:
mos zemra punën lë, mbyll derën,
humbet dëshirën për të takuar njerëz
dhe te fjala nuk rrjedh përroi Muguçal,
nuk shtangem në rrugë sa kalon një “e egër”
si gjahtar pasionant perlash me emër
që i fsheh në zallin argjend përroi im.