Home KRYESORE PËRMALLSHEM

PËRMALLSHEM

Nga Kumrie Avdyl Shala

Sa me ka marr malli për ty
zemra më flet me zë të dridhur.
Çdo kujtim bëhet pranverë,
Si një fjalë, si një ëndërr e vjetër.

Fytyra jote në mendje më rri,
si dritë e largët në përhumbësi.
Dhe ndonëse larg jemi tani,
malli më thotë: “Shko takoje ti.”

Malli kur të merr,
është si sëmundje e fshehtë,
Digjet e t’përvlon ngadalë,
pa ngut ne heshtje duke te djeg,
Pa flak, por më tym të shkrumon.

Vetëm një zemër e vuajtur,
shëron një tjetër zemër te mallëngjyer ,
Sikur sè era që të freskon, nga vapa e ulesh nën hije ngadalë.

Askush s’mund të shërojë një zemër që vuan,
Me shumë se ajo zemra që vërtet dashuron.
Është si dielli që në dimër rrezet i lëshon,
Zemrën e ngrirë me ngrohtësi e mbulon,
E, e zbutë nga mallin !