Home KRYESORE Ambasadori italian pret në takim kryebashkiakët ‘rebelë’ të Bashës

Ambasadori italian pret në takim kryebashkiakët ‘rebelë’ të Bashës

Ambasadori italian Alberto Cutillo ka pritur në një takim kryebashkiakët në ikje të PD,  Voltana Ademi, Xhelal Mziu dhe Agron Kapllanaj të cilët ndryshe nga kolegët e tyre në partinë më të madhe opozitare, kanë shprehur bindjen se nuk do t’i lirojnë zyrat pavarësisht rezultatit të 30 qershorit.

Takimi vjen dy ditë pasi Ademi kërkoi komision ndërkombëtar si në vitin 1913 për të liruar Shkodrën.

Ademi shkruan se gjatë takimit gjetën vëmendjen e plotë të ambasadorit italian lidhur me funksionimin normal të sistemit demokratik dhe qeverisjes vendore.

“Falenderoj përzemërsisht Ambasadorin e Republikës së Italisë në vendin tone SHT Z. Alberto CUTILLO për përgjigjen ndaj letrës që unë, si kryetare e Bashkisë dhe qytetare e Shkodrës, i dërgova si përfaqësues i një vendi mik dhe me lidhje të ndërsjellta shekullore.

Në Ambasadën e Republikës së Italisë me Z. Ambasador, bashkë me kolegët z. Agron Kapllanaj kryetar i Bashkisë Mallakastër dhe z. Xhelal Mziu, kryetar i Bashkisë Kamëz, zhvilluam një bisedë tejet konstruktive, ku përcollëm të gjitha shqetësimet tona tashmë të njohura e publike. Gjetëm vëmendjen e tij të plotë për çfarë diskutuam dhe çeshtjet e rëndësishme që ngritëm për funksionimin normal të sistemit demokratik në përgjithësi dhe të qeverisjes vendore në veçanti”, shkruan Ademi krah fotos gjatë takimit me ambasadorin italian.

4 ditë pas zgjedhjeve Xhelal Mziu dhe Agron Kapllanaj thanë se nuk do t’i lirojnë zyrat të zgjedhurve të rinj socialistë nga 30 qershori dhe se duan të bëhen zgjedhje më 13 tetor./shqiptarja.com

Share: