Home KRYESORE “Ashraf- 3” ne Afersi te Tiranes.

“Ashraf- 3” ne Afersi te Tiranes.

Nga Genc Mlloja

Shqiperia, e cila po perjeton nje nder krizat me te thella shoqerore e institucionale me opoziten ne “rruge” dhe me nje gjendje ekonomike katastrofale e shprehur ne perpjekjen titanike te njerezeve, vecanerisht te rinise, per te ‘ikur’ nga vendi i tyre dhe kur BE ka shtyre nisjen e bisedimeve per anetaresim, demonstron, si gjithmone, solidaritetin e saj me popujt e tjere.


Keshtu me 12 korrik, 2019, ne afersi të Manzes, 30 km larg Tiranes, ne qendren qe paska marre emrin “Ashraf – 3, Shqiperi” e ndërtuar gjatë 18 muajve të fundit nga grupi iranian i njohur si Mujahedin-e Khalq (MEK), me mijra Muxhahedine rikonfirmuan betimin per rezistence te organizuar për liri kunder qeverise se Teheranit, thuhet ne nje njoftim te shperndare dje.


“Sot “Ashraf – 3” misheron rezistencën e organizuar të popullit të Iranit per liri”, tha Zj. Maryam Rajavi, Presidentja e Keshillit Kombetar te Rezistences se Iranit (NCRI), e cila e ka qendren e saj ne Paris.


Ne “Ashraf-3” banojne mijra anetare të MEK, thuhet ne njoftimin e mesiperm duke mos permendur numrin e sakte te tyre.


Shqiperia ka marredhenie diplomatike me Iranin. Ish- ministri i jashtem Ditmir Bushati ishte per vizite ne Teheran para dy vitesh ku u shpreh deshira reciproke per zhvillim te marredhenieve. Por kjo fryme nuk zgjati shume… Para disa muajsh Shqiperia shpalli person te padeshirueshem ambasadorin iranian.

Niveli i marredhenieve dypaleshe vazhdon te jete ne nivelin me te ulet, pothuajse inekzistent.
Rreth 3500 muxhahedine te deklaruar, kundershtare te rregjimit aktual ne Teheran, jetojne ne Shqiperi qe prej disa vitesh sipas nje marreveshje humanitare me SHBA. Teherani zyrtar i konsideron ata si terroriste dhe organizaten e tyre si nje grupim te rrezikshem kriminal.

Disa dhjetra ish-zyrtare te larte amerikane ishin te pranishem ne eventin e organizuar me 12 korrik 2019 ne nje salle gjigande te ndertuar kohet e fundit ne qendren e Manzes, thuhet ne njoftimin e mesiperm. Por njoftimi nuk sqaron nese ishin autoritete shqiptare te pranishem ne kete veprimtari ku u hap nje ekspozite mbi historikun e rezistences iraniane.

Megjithate sikurse eshte njoftuar nga media vendase ne veprimtari te meparshme te organizuara nga NCRI ne Paris kane marre pjese figura te njohura politike shqiptare nder te cilet Pandeli Majko, Elona Gjebrea, Fatmir Mediu etj. Ne fjalime te tyre ata jane solidarizuar me MEK per te cliruar Iranin.


Opinioni publik shqiptar di pak per kete grup te MEK te vendosur ne Shqiperi por shtimi i veprimtarise se ketij grupi te mireorganizuar ne Manze prane Tiranes ka bere qe muxhahedinet te behen me publike ne Shqiperi keto muajt e fundit dhe natyrshem njerezit jane me te interesuar per keta 3500 anetare te MEK qe kane mbiquajtur qendren tashme te tyre ne Manze “Ashraf-3”.

Misteri rreth tyre e cfare bejne ne Shqiperi dhe qendren e tyre ne Manze, tashme “Ashraf -3”, vazhdon kur cdokush qe eshte shqiptar, vec politikaneve, mbahet larg prej tyre. E vetmja gje qe dihet jane veprimtari si kjo e fundit e pershkuar nga thirrjet per ‘rezistence te organizuar’ kunder pushtetit aktual iranian.

Share: