Nga: Dr. Enriko Ceko
Ekonomia shqiptare është në një ngërç të paparë më parë. Kjo vjen për shkak të politikave të bërjes së biznesit. Konkretisht, komuniteti shqiptar i biznesit ankohet pothuajse çdo ditë për lakun që po i shtërngohet në fyt përherë e më shumë si pasojë e sjelljes së paprecedentë ndaj biznesit nga ana e qeverisë si nëpushtetin qendror ashtu dhe në atë vendor.
Së fundmi, Barometri i Ballkanit ka publikuar të dhënat për bërjen e biznesit, ku biznesi shqiptar duket se është në një pozitëtë papërshtatshme krahasuar me komunitetin në vendet e tjera tërajonit.
Në lidhje me sistemin e taksave dhe tatimeve 67% e të pyeturve në Shqipëri shfaqin pakënaqësi, krahasuar me 40% në rajon. Kjo sepse TVSH në Shqipëri është më e lartë krahasuar me TVSH në vendet e tjera në Ballkan, ku ky tatim është me disa shkallë, për të favorizuar konsumin qytetar. Edhe tatimi mbi fitimin nëShqipëri edhe pse është me dy nivele, 5 dhe 15%, është m sëshumti në nivelin 15% dhe më i lartë se në disa prej vendeve tërajonit. Tatimi mbi pagën (tatimi mbi të ardhurat personale) nëShqipëri është me dy nivele 13 dhe 23% dhe është më i lartë se sa tatimi mbi të ardhurat personale në Ballkan.
Edhe tatimi nëburim, ku bëjnë pjesë dividendët, interesat dhe pasuritë, nëShqipëri është 15%, praktikisht shifër penguese dhe jo nxitëse për qytetarët. Pagesa për sigurimet shoqërore dhe shëndetsore nëShqipëri është në total 27.9%, e lartë për kushtet dhe nivelin e pagave në në Shqipëri.
Për të treguar nivelin e komplikimit të sistemit të taksave nëShqipëri le të marrim për shembull në shqyrtim çmimin e naftës në tregun me pakicë në vend, krahasuar me çmimin e naftës nëvendet përreth. Çmimi i naftës në Shqipëri është rreth 178 lekëpër litër. Në këtë çmim, 37 lekë janë akcizë, 27 lekë janë taksëqarkullimi, lekë janë taksë karboni, 2.4 lekë janë taksë markimi dhe skanimi, 7 – 10 lekë janë rilicencim subjektesh dhe 30 lekëjanë TVSH. Pra në total, nga 178 lekë çmim nafte, 109.4 lekëjanë taksa, tatime, detyrime të tjera tatimore e licensimi.
Nëse nuk do kishte taksa, nafta edhe pse e importuar do ishterreth 75 – 80 lekë. Nëse nafta e vendit do përpunohej nëShqipëri (kjo nuk është e mundur sepse në Shqipëri nuk ka rafineri funksionale), atëhere çmimi i naftës, pa përfshirë taksat, do ishte edhe më i ulët.
Në vendet përreth çmimi i naftës është rreth 1 Euro. Pak a shumë 1 – 1.2 Euro është çmimi i naftës në pothuajse të tëravendet e Evropës, që nuk janë vende me burime hidrokarbureshdhe që janë importuee neto të naftës së papërpunuar dhe tëpërpunuar.
Duke ju referuar edhe më tej Observatorit Ballkanik, rreth 40% e bizneseve shqiptare shprehin se ka pengesa dhe paqartësi nëlidhje me pagat, krahasuar me vetëm 23% të bizneseve tëvendeve të tjera të Ballkanit.
Në lidhje me standardet e tregtisë rreth 24% e bizneseveshqiptare shfaqin pikëpamjen se ka pengesa dhe problematika, krahasuar me 20% të rajonit.
Për shendetin dhe sigurinë në punë vetëm 8% e bizneseveshqiptare shfaqin idenë se ka probleme dhe paqartësi, krahasuarme rreth 15% të rajonit, por kjo shifër tregon në fakt e sa pakrëndësi i japin bizneset shqiptare shëndetit dhe sigurisë në punë, krahasuar me vendet e tjera të Ballkanit.
Për planifikimin, zhvillimin, manaxhimin, etj, rreth 15% e bizneseve shqiptare shprehen se ka problematikë, krahasuar me 12% të bizneseve të rajonit.
Pra, si përfundim, këto shifra nuk kanë nevojë për shumëkomente. Ato flasin vetë.
Biznesi është në vështirësi dhe laku, që, i është vënë në fyt përshkak të qeverisjes së paaftë dhe korruptive, po i shtërngohetedhe më shumë.
Koha për politika konservatore, për të nxitur ekonominë dhe biznesin. Liberalët kanë dështuar totalisht.