Nga Alma Lama
Kosova duhet te shkoje ne zgjedhje te jashtezakonshme. Qeveria e ardhshme nuk duhet te heqe dore nga pergjegjesia e dialogut me Serbine.
Qeveria e ardhshme duhet te jete e vetedijshme se demi qe i eshte shkaktuar Kosoves ne arenen nderkombetare me perfoljen e çeshtjes se kufinjve, eshte i pallogaritshem.
Sot, edhe diplomate apo politikane te angazhuar dikur ne zgjidhjen e statusit te Kosoves, kam degjuar me veshet e mi te flasin per zgjidhje perfundimtare te statusit. Kjo eshte alarmante.
Politikane e diplomate nderkombetare flasin se si Kosova duhet te jape diçka ne raport me Serbine ne menyre qe te arrihet nje marreveshje.
Sot Vucic perceptohet si nje partner serioz qe eshte i gatashem per zgjidhje e kompromis me Kosoven.
Ndersa percarjet e brendshme te skenes politike te Kosoves e kane dobesuar ndjeshem pozicionin e saj ne arenen nderkombetare.
Kosova nuk duhet te jape me asgje; mbi te gjitha nuk duhet ne asnje menyre te diskutoje ndryshimin e kufinjve. Kjo duhet te jete nje teme “tabu”.
Perfaqesuesit e Kosoves duhet te kerkojne nga Serbia kthimin e te pagjeturve, demshperblimet e luftes dhe si kusht primar denimin e krimineleve te luftes nga ana e shtetit serb. Pa denuar keto krime, ata nuk duhet te hyjne ne BE.
Po keshtu, eshte rasti te kerkojne te drejta reciproke per shqiptaret e Lugines se Presheves, si ato qe iu jane oftuar serbeve te Kosoves.
KosoGjithashtu, duhet te kembengulet qe Serbise te mos i mundesohet anetaresimi ne BE para Kosoves, sepse perndryshe ajo do ta bllokonte anetaresimin per ne.
Kosova ka nje mije argumente me shume se Serbia ne dialog, por duhet te pergatitet mire qe t’i artikuloje dhe nuk duhet te trembet nga presioni nderkombetar.