Të braktisësh njerëzit që nuk të duan, vendet që të mbysin, situatat që dëmtojnë dhe kujtimet që na ngacmojnë, është një strategji efektive dhe tepër e domosdoshme e mbijetesës në udhëtimin tonë. Koha është një nga gjërat më të çmuara që kemi, sidomos sot që jemi duke rendur gjatë gjithë kohës.
Kalim nga një angazhim në tjetrin, duke u përpjekur për të mbajtur atë që kemi arritur me përpjekje të mëdha. Të vraposh pa u ndalur …
Pra, koha jonë është jashtëzakonisht e vlefshme dhe largimi i nevojës për t’u kushtuar punës dhe detyrimeve të tjera, ajo që mbetet, duhet të shpenzohet vetëm me ata që e meritojnë atë.
Për të mos humbur kohën e çmuar, është e nevojshme të braktisësh gjithçka që shkakton vetëm dhimbje, që plagos, dhe që vazhdimisht të zhgënjen…
Pra, çfarë nuk mund të ndryshohet.
Braktisni iluzionin fals që një ditë tjetri të ndryshojë, që të zgjohet dhe të kuptojë vlerat tuaja. Hiqni dorë nga ideja që ai të ndryshojë sjelljen, nuk e ka bërë në këto vite, nuk do ta bëjë asnjëherë.
Kush do me të vërtetë të ndryshojë, nuk ka nevojë që dikush të lutet ditë pas dite për ta bërë atë. Në realitet, janë të paktë ata që ndryshojnë dhe kurrë ata të mirët që lëndojnë.
Personat që janë mësuar të bëjnë keq, duan vetëm veten e tyre.
Braktisë atë dashuri që jeton falë teje, që tjetri nuk e di apo nuk do të ndryshojë.
Një dashuri e lypur, është poshtëruese, sjell vetëm dhimbje dhe zbrazëti. Dashuria e vërtetë nuk e lejon, ajo parashikon nevojën tuaj për butësi, për vëmendje. Jehona boshe nuk do të thotë asgjë, dhe ju meritoni shumë më tepër.
Largohuni nga miqësitë pa gjurmë besnikërie apo respekti.
Ashtu si në marrëdhëniet e dashurisë, raportet e miqësisë sigurojnë mbështetje reciproke, besim reciprok, transparencë.
Mos i sforconi të tjerët të jenë miqtë tuaj, mos u poshtëroni për ata që as nuk kujtojnë se ekzistoni. Para së gjithash, të jetë shoku yt më i mirë.
Nuk është e thjeshtë të braktisësh njerëzit që i duam. Edhe pse duket se bëjnë gjithçka për të na bërë keq, edhe pse nuk na japin kurrë dashuri, por vetëm dhe gjithmonë fytyrën e egoizmit të tyre.
Nuk është e thjeshtë të largohesh nga vendet që na kanë bërë të lumtur, nuk është e thjeshtë as nëse sot ato na mbysin dhe ajri është i mbushur me helm.
Nuk është e thjeshtë, jo, por është e nevojshme për mbijetesën tonë, për të rigjetur paqen, për të rigjetur shpresën.
Përtej gjithë kësaj dhimbjeje, ekzistojnë njerëz të vërtetë që duhen takuar, vende për t’u zbuluar.
Mos ta privojmë veten nga këto mundësi, të mësojmë të hedhim pas krahëve gjithçka që nuk mund ta ndryshojmë dhe që nuk na bën të lumtur.
Përgatiti Orjona TRESA / Burimi giornodopogiorno.org/