NJEREZ,JU LUTEM!
Nga Dashamir Dini
Ergi Dini
KUNDER AKSIDENTEVE
Sirenat e autoambulancave,shqyejn ditet me vajtimin e kukuvajkave.
Edhe nje…edhe nje…edhe nje…pafundesisht edhe nje…E dhëmbja nuk ka te sosur.Rruget pergjaken nga pafundesija e aksidenteve,pothuaj çdo dite.
Plot 116 eshte numri pa fat i ketij viti.116 jane njerzit e dashur,te larguar perjetesisht nga ne.116 jane familjet qe populluan boten e zezë te humbjes.116 jane ditet e zise ne kalendar.116 jane vdekjet e mija
E,megjithse aksidentet perseriten pothuaj çdo dite me forcen e ritit,ne heshtim fatalisht,duke u perpjekur te fshihemi mbas harreses te drames qe i ndodhi fqinjit,te afermit,shokut duke u mjaftuar me fjalen “larg meje”,pa u alarmuar se e keqja eshte mundesi ndaj çdo pakujdesije dhe çdo kujt.
Si ka mundesi që ne kronikat e zeza te medjave,degjojme dhe shohim histori renqethese gjer ne paradoks dhe i percjellim me indiferencen rutine sikur kemi pare nje film artstik?
….Nje i ri ndalohet nga policija ne oret e vona te nates,tek fluturonte me 196 kilometra ne ore,
ne nje nga rruget e qytetit te Tiranes.Dhe i le policet gojehapur,kur u kerkon qe te kryejn pune shpejt,sepse shoket po e presin tek nje pab…!
Ca te tjere ndalohen me shpejtesi te llahtareshme,duke bere gara diku ne nje nga rruget ne dalje te Tiranes,duke imituar filmat e Holliwod,etj,etj.
Por gjithsesi,keta jane djemte me fat.
Fatkeqesisht,116 te tjere,gjate po ketij viti,ishin te pafat.
Ata u ndane nga ne,duke lene dhembje dhe zi,mall dhe njemije brenga:Pse nuk kembengulem me shume,qe ata te ishin te kujdesshem?!Pse i lame te dilnin me vetura ate dite?!Pse nuk ishim me ta,qe te mos i linim te vraponin pas vdekjes….Pse…?Pse….?Pse…?
Ah,eshte teper vone…
Por,ju,njerez,gjithsesi,keni shancin,qe ate qe nuk arritem ta bejme ne siç duhej me te shtrenjtit tone, ta beni ju me njerezit tuaj,para se te jete vone,duke mesuar nga dramat tona.
Ne keni Zot,mos heshtni ne familjet tuaja se dheni keshilla,mos reshtni se penguari te keqen dhe rrezikun per te mbrojtur dashuritë tuaja.Mos harroni ate çfare ndodh pertej jush…
E keqja,eshte mundesi reale ndaj çdo pakujdesije,e çdo kujt.E pakujdesija,esht tmerresisht mizore.
Ajo,edhe nese nuk te ben viktime,te ben vrases.
Prandaj,ju lutem!Luftoni ne çdo çast,per te mbrojtur te shtrenjtit tuaj,nga vetja!
Dashamir Dini