Në një kohë kur Shqipëria, Kosova, janë përfshirë në vorbullat e konflikteve politike dhe të korrupsionit, në një kohë kur Bosnje dhe Herzegovina (ish Dukagjini) megjithse se të lëna në varfërinë e tyre dhe në paqe të brishtë politike (Bosnja pas luftrave etnike dhe fetare), këto vënde ku emigracioni është i madh, varfëria e madhe, praktikisht në ditët e sotme, po përmbyten heshturazi nga ideologjia radikaliste dhe ngaxhamitë që po ngrihen kudo.
Në një kohë kur SHBA dhe BE, po përpiqen të integrojnë Shqipërinë dhe Maqedoninë, dhe u japin shpresa Serbisë dhe Bosnjes, duke u spjeguar dhe duke dhënë kushte se si ti realizojnë ato në mënyrë që të integrohen, nga ana tjetër një lumë i madh i ideologjisë radikaliste vazhdon heshturazi të futet në të çarat e demokracisë së brishtë të këtyre shteteve sidomos në pjesët rurale të vëndit aty ku injoranca dhe varfëria lulëzojnë ashtu si gjëmbaçët e shkretëtirrës.
Por, si po ndodh ky fenomen pasi ISIL, Al Qaeda, Al Nusra, Vehabizmi, janë shpartalluar, pasi lajmi për djalin e Bin Ladenit –Hamza Bin Laden na qënka vrarë, kur Al Bagdadi jeton i fshehur diku në rrënojat e qyteteve sirianë. kur talebanët e mundur vazhdojnë të dëmtojnë dhe të mos i lënë kënaqësinë amerikanëve për të shijuar fitoren ndaj radikalizmit islamik në Afganistan?
Përballë idesë së BE për të përfshirë, integruar, edhe Ballkanin Perëndimor në shtetin e madh Demokratik Europian- BE, vazhdon të mbetet si kundërshtar i kësaj ideje – Gjeopolitika turke (por dhe arabe) për të ri bërë një Perandori të re islame nën drejtimin e Turqisë (dhe Arabisë), duke patur përparësinë në këto vënde dikur nën varësinë e tyre, por përparësia më e fuqishme është ideologjia fetare islame e cila ka zënë rrënjë 500 vjeçare në këto vënde.
Dihet se Islami Radikal është Politik, dhe jo vetëm fetar.
Le të merremi me vëndin tonë dhe me Kosovën e të shohim përse vërehet një indiferencë ndaj kontrollit të radikalizmit islam. Islami radikal ka ndryshuar taktikat por jo objektivin: atë të bërjes me dhunë të një islami-stani ballkanik ( madje dhe Europian po mundën) me ligjet e sheriatit dhe të vehabizmit, duke shkatërruar Laicizmin dhe demokracinë.
Praktikisht taktikat janë si ajo që shkruante Lenini dhe të KGB:
-Revolucioni socialist do të fitojnë aty ku zinxhiri capitalist është më i dobët. Këtu vetëm zëvëndësoni fjalën socialist me fjalën islam dhe del taktika djallëzore. Kush janë vëndet më të dobëta sot në zinxhirn kapitalist? Sigurisht vëndet e Ballkanit: Shqipëria, Kosova, Bosnja Maqedonia,
– Varfëria dhe injoranca sidomos në pjesët rurale të Shqipërisë Kosovës dhe Ballkanit perëndimor janë factor tjetër ku po mbështetet invazioni i heshtur radikalist islamik, i cili jep ndihma dhe vazhdon të japë ndihma të kondicionuara në këto vënde (pra me kushte që çdo ndihmë ose financim i madh nga shoqata islame apo të kamufluara të shoqërohen më ngritjen e xhamive dhe Medreseve),
– Brishtësia dhe indiferenca e institucioneve të Demokracisë perëndimore janë ato të çara ligjore dhe etike mbi të cilat mbështet invazioni radikalist i heshtur islamik. Kjo ka shkaktuar që emigrantët rrefugjatët me kalimin e kohës kërkojnë (duke shfrytëzzuar ligjet laike europiane të ruajtjes dhe zbatimin e të drejtave të njeriut) ngritjen e institucioneve fetare në ato vënde, ndërsa në Shqipëri Kosovë, Bosnjë dhe Herzegovinë për shkak të anarkisë ligjore dhe konflikteve politike si dhe varfërsisë kanë abuzuar duke ndërtuar institucione fetare pa hesap.
– Ateizmi në rritje, i cili është armiku më i madh i demokracisë perëndimore, sepse nëpërmjet Ateizmit, zbehen dhe shëmben pragjet etike dhe morale të popullit dhe kombit, duke krijuar iluzionin masiv të lirisë pa kufi sidomos tek të varfërit dhe injrantët, të cilët bëhen skalioni i parë i ushtrisë radikaliste në shërbim të `ujqërve të vetmuar` dhe të të huajve,
-Emigracioni dhe rrefugjatët, një nga mënyrat më të kamufluara të hyrjes së radikalistëve islamikë në vëndet e BE, SHBA, Kanada, Australi, dhe Rusi, kurse në vëndet e Ballkanit Perëndimor, rrefugjatët janë të pakët, më tepër vijnë individë që hapin biznese të vogla apo të mëdha të cilët janë si ato celulat e heshtura të përhapjes së komunizmit dikur nga BRSS. Taktikat e përhapjes dhe invazionit radikalist islamik në mënyrë të fshehtë janë të ngjashme me taktikat e KGB .
– Zhgënjimi dhe depresioni masiv moral, social dhe ekonomik, nga rënia e sistemit komunist sidomos në ish vëndet e bllokut komunist shkaktuan një anarki morale, institucionale, dhe ishin `trigr-ët` e radikalizmit fetar madje dhe të atij Kristian ashtu siç ngjau në luftën në Bosnjë dhe Kosovë.
– Përkrahja me armë dhe me para në disa rastë e radikalistëve fetarë muxhahidinë nga ana e SHBA për të luftuar BRSS në luftën e Afganistanit të viteve 1979-1989, si dhe nxitja e luftës civile e cila nuk ka mbaruar akoma në Siri, shkaktoi dyndjen e luftëtarëve islamikë aty edhe nga Ballkani Perëndimor dhe Shqipëria. Mendohet se janë me qindra luftëtarë radikalistë që luftuan aty, dhe me dhjetra luftatërë të cilët janë kthyer në Ballkanin perëndimor.
Presidentja e Kroacisë Kolina Kitaroviç në një takim për 75 vjetorin e Holokaustit në izrael këto ditë deklaroi se ..` Bosnja dhe Herzegovina drejtohen nga islami radikal i cili është përcaktues në rregullimin e axhendave..“ (https://ëëë.gazetatema.net/2019/07/31/bosnje-e-hercegovina-kontrollohet-nga-islami-militant/) .
Sipas Koha .net, Në Kosovë aktualisht ekzistojnë rreth 750 xhami, ku qytetarët kryejnë ritet e tyre fetare. Në mesin e tyre janë mbi 200 syresh që janë ndërtuar që nga përfundimi i luftës (pas 1999) https://archive.koha.net/?id=27&l=114757.
Xhami-zimi i tokave shqiptare vazhdon me shpejtësi në Kosovë dhe Shqipëri, dhe kjo nuk është rastësi por një politikë religjioze e induktuar nga Gjeopolitika tukro-arabe e cila ka filluar që pas shëmbjes së Komunizmit, të cilën e kam spjeguar edhe në shkrimet e kaluara.
Në Shqipëri pavarësisht largimit masiv të shqiptarëve në vëndet e BE, SHBA, Angli, Australi, kumendohet se janë 1.8 milione shqiptarë të shpërndarë kryesisht në Greqi, Itali, Angli, SHBA dhe Belgjikë, etj, gjëndja në Kosovë është gjithashtu e ngjashme, dhe mendohet se nga Kosova janë larguar rreth 1 milionë banorë që pas 1993.
Popullsia që ka mbetur, kryesisht ajo fshatare (dihet që popullsia rurale në Shqipëri është 70% e popullsisë totale e cila në 2013 zbriti në 50%) përballet nga dy probleme madhore: papunësia dhe varfëria. Zgjidhja momentale sipas vetë mentalitetit fshatar është: ardhja me shumicë në qytete, dhe pëqafimi i çdo lloj mundësie për të mbijetuar: si kriminaliteti, prostitucioni, amoraliteti dhe imoraliteti, dhe radikalizimi.
Radikalizimi i individëve po ndodh pikërisht për shkak të ateizmit dhe propagandës islamike e cila godet pikërisht plagët e kapitalizmit si prishja dhe çthurrja e familjes, e cila nuk do të ndodhte.. nëse sipas islamit do të kishte sheriat,
Kjo vërteton atë që ka thënë Xhorxh Bernard Shaë, i cili ka thënë se `Nuk ka krim më të madh se të jesh i varfër`.
Ky invazion i fshehtë i radikalizmit islamik i cili ka ndryshuar taktikën- nga sulmet dhe pretendimet e hapura si në rastin e luftës në Afganistan, Irak, Siri, Jemen, – në luftën e fshehtë dhe të përhapjes së ideve të radikalizmit nëpërmjet investimeve politiko-religjioze dhe fondacioneve bamirëse apo ngritjes së bizneseve private.
Zonat tona rurale të varfra janë më të rrezikuara duke patur parasysh që edhe injoranca, traditat, përçarja dhe urrejtja janë duke zënë vënd gradualisht pikërisht për shkak të propagandës radikaliste e cila godet pikat më të dobëta të demokracisë shqiptare: prishjen e familjes, ateizmin i cili shoqërohet me anarki morale dhe sociale, varfërinë; sidoqoftë edhe popullsia qytetare është e prekur sepse shumica e saj përbëhet nga të ardhur nga fshati qoftë për të gjetur punë qoftë për të mbijetuar me format paligjshme, qoftë nga përdorimi i militantizmit politik në të cilin njerëz pa kurrfarë identiteti emërohen drejtues në shtet. Këta janë më të rrezikshmit sepse sikundër thotë dhe Bibla: `ruaju nga fukarai që bëhet Mbret`.
Detyra e shteti është në rradhë të parë të investojë për të të pakësuar varfërinë, për të rritur punësimin, për të përmirësuar arsimimin Laik, dhe për të ndihmuar që familjet të mos ndahen.
Shpresojmë që qeveritë e Shqipërisë dhe Kosovës të marrin parasysh këto mundësi dhe të marrin masa, pavarësisht nga ideja se na mbron SHBA dhe BE, sepse `Ujku ujku, por çakalli vazhdon të bëjë namin` tek ne… BotaSot