Home KRYESORE Mustafaj thirrje ndërkombëtarëve: Pretendimet e opozitës, të drejta

Mustafaj thirrje ndërkombëtarëve: Pretendimet e opozitës, të drejta

Analisti Besnik Mustafaj, ka folur në lidhje me vendimet e marra së fundmi nga presidenti Ilir Meta, i cili ka kthyer disa lidhje për rishqyrtim në Kuvendin e Shqipërisë.

Gjatë një interviste televizive, Mustafaj është shprehur se veprimet e Metës janë pozitive për vendin, pasi opozita ndodhet jashtë parlamentit duke lënë bosh vendet e komisioneve ku do të konsultoheshin ligje të ndryshme.

Analisti shtoi gjithashtu se; “unë nuk pres që të ndodh ndonjë gjë e madhe . Unë pres që opinion ndërkombëtar duhet të jetë më i qartë mbi atë që po ndodh në Shqipëri”

Mustafaj i ka cilësuar si të drejta pretendimet e opozitës për krijimin e qeverisë tranzitore dhe dënimin e politikanëve të përfshirë ne blerje votash. Ai tha se këto masat janë të domosdoshme pasi, në këtë mënyrë vendi mund të dalë nga kriza.

“Presidenti  Ilir Meta është shumë aktiv, sepse mungon opozita në parlament. Presidenti me kthim ligji është brenda rregullave. Bashkohem me konkluzionin e Presidentit, që thotë se : zgjedhjet janë zgjidhja dhe opozita duhet të bashkohet drejt rrugës për të rrëzuar regjimin e instaluar nga kryeministri.Nuk mund të këtë zgjedhje, pa krijimin e një qeverie kujdestare dhe në kushtet kur ata: që të gjithë personalitet në PS, ministra dhe zyrtarë, që kanë dalë në përgjime nuk kanë shkuar para drejtësisë. Dy kushtet e opozitës janë të drejta. Qeveria nuk i lexon zemërimet e qytetarëve. Në kushtet kur të dyja palët janë një luftë llogoresh, por jo luftë dinamike, unë nuk pres që të ndodh ndonjë gjë e madhe . Unë pres që opinion ndërkombëtar duhet të jetë më i qartë mbi atë që po ndodh në Shqipëri”-tha ai./ Opinion.al E.Xh

Share: