Janë publikuar pamjet e kanosjes dhe dhunimit të turistëve spanjollë nga pronari i një restoranti në Porto Palermo të Himarë.
Ashtu siç shihet edhe në videon e siguruar nga “News24” pronari i lokalit hidhet mbi furgonin ku gjendeshin turistët, teksa ai është në ecje, duke goditur me grushte xhamin e përparmë të mjetit për gati 3 kilometra.
Ai arrin të thyejë plotësisht xhamin, duke gjakosur dorën e tij, ndërsa tenton të kapë pasagjeret brenda furgonit.
Incidenti ka krijuar panik tek turistët por dhe tek shoferi i furgonit, dhe shoqëruesi i turistëve, të cilët janë shqiptarë./Opinion.al