Home KRYESORE Konstituimi i këshillit bashkiak, Balla: Shkodranët kanë “kuvendin” e tyre

Konstituimi i këshillit bashkiak, Balla: Shkodranët kanë “kuvendin” e tyre

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar në lidhje me krijimin e këshillit bashkiak të Shkodrës.

Balla është shprehur përmes një postimi në “Facebook”, se tashmë qytetarët shkodranë; “kanë “kuvendin” e tyre të ri lokal, të përbërë nga 51 këshilltarë bashkiakë të zgjedhur në Zgjedhjet Vendore të 30 Qershorit.”

Kreu i Grupit Parlamentar të PS ka folur dhe për tërheqjen e Valdrin Pjetrit nga posti i kreut të bashkisë, duke u shprehur se institucionet e ngarkuara nga Kushtetuta dhe ligji duhet të marrin përgjegjësitë që ju takojnë në situatën e krijuar.

Mesazhi i Ballës

Sot shkodranët kanë “kuvendin” e tyre të ri lokal, të përbërë nga 51 këshilltarë bashkiakë të zgjedhur në Zgjedhjet Vendore të 30 Qershorit. Duke i uruar Këshillit të ri bashkiak urime në punën e tij shumë të rëndësishme, Partia Socialiste i shpreh ndjesë komunitetit te nderuar të Bashkisë së Shkodrës per situaten e krijuar pas doreheqjes se detyrueshme te Kryetarit te zgjedhur te Bashkise, por si ne cdo rast ne qendruam përtej çdo interesi partiak, politik apo individual, vetëm në anën e ligjit dhe të interesit publik.

Si në çdo rast, kur mes palëve politike përfshihen institucionet ligjzbatuese dhe kur bëhet fjalë për raportin e individit me ligjin, Partia Socaliste nuk investohet në asnjë debat. Ligji eshte i barabarte per te gjithe dhe ai vetëm duhet zbatuar nga kushdo.

Në lidhje me kompetencën e Këshillit Bashkiak në raport me Kryetarin e Bashkiksë, në mbledhjen e parë të Këshillit Bashkiak u konstatua fakti i mosparaqitjes se fituesit si Kryetar Bashkie Shkodër në zgjedhjet e datës 30 qershor 2019, Z. Valdrin Pjetri për të bërë betimin në përputhje me ligjin.

Sa më sipër, institucionet e ngarkuara nga Kushtetuta dhe ligji duhet të marrin përgjegjësitë që ju takojnë në situatën e krijuar./ Opinion.al E.Xh.

Share: