Home Ja Pse Shqiperia nuk behet si Zvicera Putheni fort djalin tuaj sa herë ai mbyll sytë kur kthehet mbrëmjeve...

Putheni fort djalin tuaj sa herë ai mbyll sytë kur kthehet mbrëmjeve shëndoshe e mirë!

Nga: Dritan Laci

E njihni? 

Ai mund te ishte djali juaj qe coni heret ne mengjes ne pune dhe ua kthejne ne arkivol ne mbremje. Putheni fort djalin tuaj sa here ai mbyll syte kur kthehet mbremjeve shendoshe e mire, dhe mendoni se cfare dhimbje shkaktoni kur sistemi qe ngritet ne babezi ua merr dhe nuk ua kthen gjalle femijet qe coni ne pune. 

Ky ishte Indriti! 

Me 2 Tetor mbushte 26 vjec. 

Sa nga ju kane ditelindjen me 2 Tetor dhe do te donit ta festonit me miqte tuaj. 

Apo te merrni urime te shumta qofte edhe ne facebook. 

Indriti dhe familja e tij sdo ta kene me kete mundesi. 

Sepse…

Sepse 30 vite krim dhe korrupsion krijuan kasten e re te krimineleve. 

Qe vrasin kusheririn per 650 euro dhe dalin nga burgu. 

Sepse kryejne nje vrasje ne tentative ne mes te Tiranes dhe dalin nga burgu.

Sepse vjedhin energjine dhe dalin nga burgu. 

Sepse ndertojne vile trekateshe pa leje ne qender te Tiranes dhe kerrkush nuk I fut ne burg. 

Sepse bejne pazare droge dhe shetisin te lire midis nesh. 

Dhe ne u cojme femijen tu rregullojme kondicioneret per kafshaten e gojes, dhe ata ua marrin jeten per nje fjale goje me plumb kokes.

Indriti do mbushte 26 vjec me 2 Tetor. 

Perqafojini fort femijet tuaj pas ketij postimi, ne mos shume prej jush do u kene bere gati valixhet pas ketij lajmi per ti shpetuar njehere e mire nga kjo cmenduri ku jemi ndersyer.

/Ora News.tv/

Share: