Një pulëbardhë shkruan mbi kurrizin e detit,
histori njerëzish gjysëm të vdekur,
që mbledhin perla drite
dhe ushqejnë kufomat me kërcej koralesh të robëruara.
Deti shpeshhere bëhet burgu i të vdekurve
dhe liria e të gjalleve.
Një gjahtar qëniesh të penduara,
vozit në deltën e gjerë të lumit,
aty ku pendesa shitet lirë për këdo,
por është vështirë të kapet.
Një kështjellë e rrenuar falet,
mbi shkembinjte e thepisur,
të cilët i rreh era e jugut,
e butë, e paqtë e ngrohtë, por prapë, durimi i ka dhënë pushtet mbi të gjithë zonën.
Asgjë nuk është e rastësishme, në këtë botë, Pulëbardha vazhdon të shkruajë fate njerëzish, mbi kurrizin e detit, që nga lashtësia Heroditiane e derimë sot.