Ish-kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoglu, tha se ka dhënë dorëheqje nga Partia për Drejtësi dhe Zhvillim e presidentit Recep Tayyip Erdogan dhe se planifikon të formojë një lëvizje të re politike.
Davutoglu njoftoi për dorëheqjen të premten, disa ditë pasi partia nisi procedurat për përjashtimin e tij dhe të tre ish-ligjvënësve të tjerë për, siç thuhet, shkelje të disiplinës.
Davutoglu ka shërbyer si ministër i Jashtëm i Turqisë nga viti 2009 deri më 2014, ndërsa më pas si kryeministër deri më 2016, kur edhe është shkarkuar nga Erdogani dhe zëvendësuar nga Binali Yildirim.
Kohëve e fundit, ai ka qenë kritik ndaj politikave të Erdoganit, veçanërisht në lidhje me lirinë e shprehjes.
Davutoglu është njeriu i dytë më i rëndësishëm i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim që jep dorëheqje.
Në muajin korrik, edhe ish-zëvendëskryeministri Ali Babacan është larguar, duke bërë publike planet për formimin e një partie të re.
Erdogan i ka paralajmëruar anëtarët e partisë së tij se “ata që zbresin nga treni, nuk do të lejohen të kthehen më”./ Burimi: REL