Home KRYESORE Unë Gruaja! Nga Monika Spahivogli

Unë Gruaja! Nga Monika Spahivogli

Unë femija femër e tim eti(im Atë me therriste”cun i babit” ), u zgjova sot si rëndom, më herët se të tjerët…

Dyert e mbyllura të dhomave ku flenë fëmijët, më krijojnë kalaustrofobi por, duroj…Jam e lumtur që ende i kam në shtëpi.

….Teksa u zgjova në një orë të pazakontë, mendova, krijova, luajta me penelat(me shumë kujdes që të mos bëja zhurmë)…ndërtova strategji për nesër…

Natën në gjumë, im shoq përpelitej nga përgjegjësia e ditës së nesërme…I përkedhela këmbët teksa isha e shqetësuar per njeriun me integritet qe ka marre përsiper dicka të vështirë…

Djali zgjohet dhe, ndjese por, ky eshte momenti kur une nuk llastohem dot. Dua të fle por, kam vetëm një mundësi për kafe dhe bisedë serioze….Cohem dhe vazhdoj rutinën me përgjegjësi e gëzim maksimal…

Pas kafes: …Vrapoj, blej,gatuaj,krijoj, shkruaj, laj e shpëlaj(enë e rroba), nder, mbledh, vendos nëpër vende…Ndërtoj një raft dhe trishtohem disi se nuk mund të blej më materiale që më duhen…Punoj në një projekt, bëj një dhuratë, rregulloj këpucët e grisura të djalit dhe të vajzës me një ngjitës që sapo e zbulova….Mendoj se si do paguaj nesër ato që mora paradhënie…

Bëj nje pilaf te mrekullueshem dhe laj një mal me enë..pastaj vazhdoj me kutitë që i marr tek klubi(teksa njerzit tallen) dhe i kthej në kryevepra…Ahhhh….kam edhe një dhuratë për të bërë dhe bëj një mrekulli!!….Vajza nuk ishte e lumtur sot(pse?? ) Vuaj teksa po ikën në një takim të rëndësishëm dhe i them…Hej, buzëqesh pak!!!

Ku është djali?? -pyes veten-A u lodh sot si cdo ditë??
Kutite ngelen ne mes se me duhet pak më shumë silikon.
Nuk ja kerkoj dot Laidit sepse….Lodhet biri i bukur.
I sjell fshehurazi im shoq. Kenaqem dhe e dua akoma më teper tim shoq 🙂
…….

Në koridor lavatricja ponon për të tretën herë sot (a kam shpenzuar shumë?? )

Në kuzhinë enët janë larë por, disa janë edhe brenda makinës larëse qe bleva me paratë e vetme që më erdhën…do lahen edhe ato…I dua të pastra!

Në murin e kuzhinës, një luledielli mbi një kanavacë eshte dhurata e mirënjohjes për dikë që ndihmoi bijën time.
Ka dale bukur, shpresoj… 🙂
Ahh sa mirë do jetë sikur ta pëlqejë!!! 😀

…….

Eshtë ende herët por, unë, GRUAJA, teksa pres familjarët të kthehen, më në fund ulem në shtrat dhe shkruaj…Do shoh edhe një film e do qetesohem-mendoj.

Në ora 11 do ngrihem sërish që të shoh vogëlushen time tek flet ne RTSH…So proud, happy, satisfied… SEPSE…Une Gruaja kam krijuar, menaxhuar, mbjellë, korrë, gëzuar, përkëdhelur, dhënë, marrë, shkëmbyer…..

Unë jam Gruaja, krijesa më e cuditshme e Universit!!

Jam si shpirt 🙂

Share: