Përfaqësuesi Special i presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadori Richard Grenell, sot arrin për vizitë në Kosovë.
Siç njofton Presidenca e Kosovës, ambasadori Richard Grenell do të takohet me presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi. Takimi do të zhvillohet në kabinetin e presidentit Thaçi në ora 13:00.
Ndryshe, para disa ditësh presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donlad Trump, zgjodhi ambasadorin amerikan në Gjermani, Richard Grenell, të dërguar të administratës së tij në dialogun midis Kosovës dhe Serbisë.
Grenell, i cili do të mbetet edhe ambasador në Gjermani, do t’i udhëheqë përpjekjet e SHBA-së, për t’iu ndihmuar Kosovës dhe Serbisë në arritjen e një marrëveshjeje zyrtare të paqes, e cila do të mund të rezultojë me njohjen e Kosovës nga ana e Serbisë, njoftoi Shtëpia e Bardhë.