Home KRYESORE Konflikti me armë në Kavajë, kush është viktima dhe polici i burgjeve

Konflikti me armë në Kavajë, kush është viktima dhe polici i burgjeve

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Kavajë ku mbeti i vrarë një person.

Mësohet se viktima është shtetasi Dritan Haxholli ndërsa polici i plagosur është Bledar Toci.

Nga dinamika e ngjarjes është zbuluar se Haxholli ka hyrë rreth orës 00:44 në banesën e ish partneres së tij dhe ka qëlluar me armë policin e burgjeve duke e lënë të plagosur.

Ky i fundit më pas ka qëlluar me armën e shërbimit duke vrare të riun.

Njoftimi i policisë

Kavajë/Informacion paraprak

Rreth orës 00.40, në Lagjen nr. 2 Kavajë, shtetasi D. H., banues në Kavajë, ka hyrë në banesën e shtetases M. Q. Në banesë ndodhej dhe shtetasi B. T, banues në Kavajë, punonjës i Policisë së Burgjeve.

Shtetasi D.H. është konfliktuar me shtetasin B. T. dhe si pasojë shtetasi D.H ka qëlluar me armë në drejtim të shtetasit B.T duke e plagosur atë. Shtetasi B.T me armën e shërbimit ka qëlluar në drejtim të shtetasit D.H i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Shtetasi B.T, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes./opinion.al

Share: