Home KRYESORE Negociatat/ Rama: Kemi ende shpresë, faji nuk është i joni por i...

Negociatat/ Rama: Kemi ende shpresë, faji nuk është i joni por i BE-së

Kryeministri Rama komentoi sot lidhur me vendimin e Bashkimit Europian për çeljen e negociatave për anëtarësim me Shqipërinë që do të merret në datë 18 Tetor.

Rama tha se tashmë njihen qëndrimet e disa prej vendeve anëtare dhe u ndal te Franca duke nënvizuar se qëndrimi skeptik i saj lidhet me mënyrën se si ajo e sheh zgjerimin dhe jo drejtpërdrejtë me Shqipërinë.

Kushtet e vendosura nga Budestagu Rama i quajti “të arsyeshme” por e cilësoi fitore faktin që ata vendosën pro çeljes së negociatave

Në lidhje me vendimin përfundimtar kryeministri u shpreh se nuk e dinte se çfarë do të ndodhte por disa gjëra mund ti thoshte me siguri.

“Ja çfarë di me siguri dhe dua të ndaj me ju sot. E para përtej spekulimeve dhe gënjeshtrave për konsum të brendshëm politik , vendimmarrja e 18 tetorit s’ka asnjë lidhje me atë se çfarë kemi bërë ose nuk kemi bërë ne për të merituar PO-së. Kaq e vërtetë është kjo sa sikur në vendin e Shqipërisë dhe Maqedonisë të ishin dy vende të tjera që janë pjesë e BE situata e tyre do të ishte po njësoj pa asnjë dyshim sepse, këtu vijmë te e dyta, vendimmarrja ka lidhje me atë çfarë duan të bëjnë ata, anëtarët e unionit mes veti me reformat e BE dhe me metodologjinë e negociatave me vendet kandidatë dhe mesa do ta arrijnë mes tyre të dakordësohen mbi faktin se cilado qoftë reforma e BE-së ajo nuk duhet të pengojnë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut të vazhdojnë me reformat e tyre falë procesit të negociatave. E treta, ne kemi bërë më shumë se detyrat e shtëpisë për të cilat komisioni i ka dhënë këshillit rekomandimin për çeljen e negociatave pa kushte sepse me forcën e diplomacisë dhe forcës së respektit kemi arritur të krijojmë në Bundestag kemi arritur të kapërcejmë pengesën e lartë që u ngrit edhe si pasojë e planit politik kundër negociatave që vuri në zbatim opozita jashtë parlamentare” tha Rama. /Opinion.al

Share: