Më një konferencë për shtyp, kryeministri i Italisë, Xhuzepe Conte tha se ka diskutuar me kryeministrin Rama për thellimin e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve. Sidoqoftë Conte nuk i kurseu kritikat teksa tha se Shqipëria nuk e ka shfrytëzuar plotësisht potencialin ekonomik, burimet natyrore, kapitalin njerëzor dhe pozicionin strategjik.
“Folëm dhe për thellimin e bashkëpunimit në marrëdhëniet ekonomike. Ne jemi partneri i parë tregtar. Shqipëria nuk e ka shfrytëzuar ende plotësisht potencialin e saj ekonomik. Duhen shfrytëzuar më tej edhe burimet natyrore, edhe kapitali njerëzor dhe pozicioni strategjik i Shqipërisë, që në të ardhmen mund t’i garantojë Shqipërisë që të kthehet në një pikë kyçe të zhvillimit të rajonit”, shtoi Conte.
Teksa fliste për negociatat Conte tha se hyrja e Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe Shqipërinë, në Bashkimin Evropian, është një objektiv thelbësor. Duke folur për reformat që duhet të bëjë Shqipëria, Conte theksoi se ato janë të rëndësishme, por duan mbështetje të gjerë./Opinion.al