Home KRYESORE Negociatat/Basha: Duhet udhëheqje e re, vëmendjen te kushtet e Gjermanisë

Negociatat/Basha: Duhet udhëheqje e re, vëmendjen te kushtet e Gjermanisë

Këshilli Europian nuk arriti mbrëmjen e djeshme një marrëveshje në lidhje me çeljen e negociatave me Shqipërinë. Franca dhe Holanda ishin shtetet që bllokuan çuarjen përpara të procesit.

Në lidhje me këto zhvillimi kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha se tani e gjithë energjia duhet fokusuar te përmbushja e detyrimeve që do të çojnë në hapjen e negociatave.

Basha tha për EURACTIV se vendimi i Këshillit të BE-së nuk ishte “ajo çka shpresonte”.

“Tani e gjithë energjia dhe përqendrimi ynë duhet të jetë për të përfunduar detyrat tona të shtëpisë. Gjermania ka përcaktuar nëntë kushte që ofrojnë udhërrëfyesin për hapjen e negociatave të pranimit. Për më tepër, ne duhet të luftojmë në mënyrë efektive krimin dhe korrupsionin dhe t’u ofrojmë mundësi qytetarëve tanë, të cilat do të ndihmojnë në uljen e imigracionit të paligjshëm. Kam besim se vendi im ka potencialin për të përmbushur të gjitha këto kritere. Tani kemi nevojë për udhëheqje që do të realizojë potencialin e plotë të Shqipërisë, “tha Basha. /Opinin.al

Share: