Një aksident i rëndë ndodhi gjatë orëve të mbrëmjes në aksin rrugor Tiranë-Elbasan. Mësohet se një automjet është përplasur me një kamion dhe më pas u përfshi nga zjarri.
Nga të dhënat, bëhet me dije se viktima është Elton Maçolli 42-vjeç, vëllai i deputetes së PS-së Blerina Gjylameti.
Muçolli ishte ushtarak dhe punonte pranë bazës ajrore te Farkës. Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë një parakalim i gabuar,ndërkohë një grup hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./ Opinion.al E.Xh.
Ps: Ngushellime te sinqerta deputetes Blerina Gjylameti dhe familjes