Home KRYESORE Terroristi turk, si u lirua nga gjykatat shqiptare dhe më pas u...

Terroristi turk, si u lirua nga gjykatat shqiptare dhe më pas u arratis

Abdulselam Turgut, i njohur si një bos mafioz turk dhe kreu i një rrjeti të fuqishëm ndërkombëtar të trafikut të drogës dyshohet se ishte pjesë e një celule terroriste iraniane që vepronte në Shqipëri.

Turgut nuk është një emër i panjohur për autoritetet shqiptare, pasi ka lidhje të vjetra me krimin e organizuar në Shqipëri.

Ai është liruar nga një burg në Turqi në fund të vitit 2018. Në vitin 2011, ai është burgosur gjithashtu në Shqipëri me akuza në lidhje me trafikimin e dyshuar të rreth 1 ton heroinë, por u arratis nga vendi duke përdorur një pasaportë false, pasi gjykata ndërroi masën e sigurisë nga “Arrest në burg” në “Arrest shtëpie”.

Çfarë ndodhi…

Në 18 shkurt të 2011, Abdulselam Turgut u arrestua në Rinas për llogari të drejtësisë gjermane. Por një vendim absurd i asaj kohe dhënë nga Gjykata e Apelit, ndryshoi masën nga arrest me burg, në arrest shtëpie në një apartament pa adresë.

Dy javë pas këtij vendimi policia dështoi në gjetjen e tij. Abdulselam Turgut u la me arrest shtëpie nga Gjykata e Apelit, ndërsa gjykata e shkallës së parë kishte dhënë më herët për të arrest me burg për 40 ditë, derisa Gjermania të sillte dokumentacionin për ekstradimin e tij.

Por, Gjykata e Apelit arsyetoi mes të tjerash në vendimin e saj, duke thënë se arrestimi i Abdulselman Turgut nuk mund të zbatohet në Shqipëri, pasi Shqipëria nuk është anëtare e BE-së./ Opinion.al

Share: