“Nuk duhet ta lejojmë Jugosllavinë e katërt”
Kështu është shprehur kreu i lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti ndërsa pyetet për Shengenin Ballkanin në një emision televiziv.
Sipas tij Serbia ka pasur qëllim Jugosllavinë e 4-ët.
“Serbia është e angazhuar për të krijuar një platformë të re për Serbinë e madhe.
Serbisë i nevojitet një platformë për t’u zgjeruar dhe Jugosllavinë e katërt nuk duhet ta lejojmë, është synimi i Serbisë.
E kanë kuptuar që në procesin e Berlinit nuk e bëjnë dot prandaj ne duhet të jemi të kujdesshëm.
Janë gabim krahasimet që janë bërë, Franca me Gjermaninë dhe shqiptarët me serbët se ata i kanë rregulluar kufijtë.
Duhet të jemi të kujdesshëm, do ndërtojmë republikën e 3-të të Kosovës. Kosova dhe Shqipëria duhet të bëhen si dy Gjermanitë”, ka thënë Kurti.
j.l./ dita