Home KRYESORE Emigrantët ilegal në Angli, zbulohet trafikanti shqiptar

Emigrantët ilegal në Angli, zbulohet trafikanti shqiptar

Që pas tragjedisë me 39 viktima, mediat britanike po i kushtojnë vëmendje të madhe çështjes së emigracionit ilegal.

Mësohet se një gazetare e “Mail on Sunday”, zbuloi një trafikant shqiptar të qenieve njerëzore duke u infiltruar si emigrante.

Sipas medias britanike, gazetarja ka zbuluar trafikantin shqiptar Kastrijot Ahmati, nga Hasi. Ai ka folur me gazetaren dhe për tragjedinë e ndodhur së fundmi, duke e konsideruara ngjarjen si diçka të zakonshme.

“Është çështje fati”,-ka thënë Ahmeti. Shqiptari me pseudonimin “Kaçe” reklamoi shërbimet e tij në një faqe në Facebook të quajtur “Shqiptarët në Londër”, që numëron mbi 16 mijë ndjekës.

Ai i kërkoi gazetares së “Mail on Sunday” 17 mijë paund për dokumente false në mënyrë që ajo të udhëtonte me avion nga kryeqyteti shqiptar për në Britani.

Por ai i ofron edhe një mënyrë tjetër, pak më të lirë: për 14 mijë paund me anë të një kamioni që do nisej nga Belgjika. E ndërsa gazetarja britanike i përsërit frikën e saj se gjatë këtij udhëtimi mund të vdesë, trafikant shqiptar tallet me këtë fakt duke qeshur.

Media britanike raporton se trafikantët shqiptarë të qenieve njerëzore janë një problem serioz për autoritetet. Agjencia Kombëtare Kundër Krimit, thotë se bandat shqiptare kanë sofistikuar aktivitetin e tyre për futjen e emigrantëve të paligjshëm në Mbretërinë e Bashkuara./ Opinion.al

Share: