Home KRYESORE Pas përgjigjes së prokurorisë, Agim Kajmaku letër Arta Markut

Pas përgjigjes së prokurorisë, Agim Kajmaku letër Arta Markut

Ditën e sotme u publikua dokumenti i Prokurorisë, ku konfirmonte se kryetari i bashkisë së Vorës, Agim Kajmaku dhe  Jorgo Toto janë i njëjti person, i cili është arrestuar në Greqi për falsifikim parash.

Ndërkohë, ka ardhur reagimi i Kajmakut. Mësohet se kryetari i bashkisë së Vorës, i ka dërguar një letër kryeprokurores Arta Marku.

Sipas Sekretarit të PD, Gazmend Bardhi, Prokuroria i kërkoi Komisionit Qendror të Zgjedhjeve t’i hiqet mandati i kryebashkiakut Agim Kajmakut, pasi ka gënjyer në formularin e Dekriminalizimit.

Kajmaku pretendon se nuk ka patur dijeni se ka qenë nën hetim në Greqi.  Ai thotë se në ngarkim të tij, ekzistonte një çështje penale e cila është regjistruar në vitin 2003, ku akuzohej për “vënie në qarkullim të monedhave të falsifikuara” në Arta.

“Si subjekt i interesuar menjëherë jam paraqitur pranë autoriteteve përkatëse greke dhe kam kërkuar informacion lidhur me pretendimet e mësipërme. Nga informacionet e marra ka rezultuar se në ngarkimin tim ekzistonte një çështje penale e pezulluar nga autoritetet përkatëse të distriktit të Artës, Greqi, lidhur me një ngjarje të datës 13 janar 2003, për të cilën unë nuk kam pasur dijeni më parë,”-shprehet Kajmaku.

Duke qenë se këtë fakt nuk e ka pasyqruar në formularin e dekriminalizimit, Kajmaku thekson se nuk ka patur dijeni për procesin.

“Sa i takon çështjes së mospasqyrimit në formularin e vetëdeklarimit të fakteve lidhur me ndonje masë sigurimi ose urdhër kërkimi nda presonit tim, sqaroj se një gjë e tillë ka ndodhur për shkak të mungesës së plotë në dijeninë time lidhur me fakte të tilla, sikundër del edhe nga përmbajtja e shkurtimit të vendimit duke qenë se i gjithë procesi i hetimor është zhvilluar në mungesën time”, shprehet ai.Opinion.al

auto_s11572283836

Share: