Home KRYESORE Kryemadhi: Ekonomia në kolaps, nuk do ketë para për pensionet

Kryemadhi: Ekonomia në kolaps, nuk do ketë para për pensionet

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi,ka folur në lidhje me situatën politike, ndërsa ka theksuar problem që vendi ynë ka në ekonomi.

Gjatë një interviste televizive, Kryemadhi është shprehur ekonomia shqiptare është në kolaps dhe mbi 600 mijë pensionistë nuk do të kenë mundësi të marrin pensionet.

Sipas kryetares së LSI, borxhi i jashtëm nuk është më 62% por më i madh për shkak të PPP-ve dhe borxheve të tjera të qeverisë.

“Sot ekonomia shqiptare është buzë greminës që do të thotë që mbi 600 000 pensionistë nuk do të kenë mundësi për të marrë paratë e tyre. Borxhi i jashtëm nuk është më 62% për shkak të PPP-ve, por shumë më shumë. Deri në fund të muajit Shtator doganat dhe tatimet shqiptare kanë qenë me -80 milion dollarë dhe deri në fund të vitit do të shkojnë -100 milion. Sot kuptojmë se çfarë ka ndodhur realisht me ligjin e dividendit, të cilin e kaluan në mënyrë korruptive dhe mafioze në Parlament ku një ligj i dividendit që unë të të krijoj mundësinë ty që dividendi që ti nuk e ke paguar ndër vite ku ka qenë me 15% do ta paguash tani me 8% edhe për vitet e kaluara dhe me këtë deal në buxhetin e shtetit ke futur 120 milionë euro, të cilat mund të ishin 200 milion euro. Pra sot buxheti i shtetit është më 200 milion euro mangët dhe është dhe TVSH -25% që do të thotë që ose shqiptarët nuk ushqehen më me 3 vakte në ditë. Ju e mbani mend Erion Veliaj dha 500 leje ndërtimi, të cilat në prezantimin e tij madhështor ai tha se do të jenë 500 milionë euro investime dhe këto 500 milionë euro TVSH i bie gati 100 milionë euro vetëm në Bashkinë e Tiranës dhe jo të tjerat. Pra dhe këto para grabiten. Janë dhe mbi 320 milionë euro borxh që qeveria ka krijuar këtë vit vetëm me punët publike plus dhe mbi 600 milion euro nga kontributi i sigurimeve shoqërore, të cilat janë të vjedhura. Si rasti i mamisë tek marteniteti që 10 vitet e fundit nuk u ishin paguar sigurimet dhe kishte 45 vjet në punë. Se me të vërtetë rroga bazë është 270 mijë lekë të vjetra, por tek kjo pagë janë dhe sigurimit që paguan financuesi. Dhe drejtori i thesarit në Ministrinë e Financave nuk mund të pranojë borderon, tabelën e pagave të një institucioni shtetëror pa skemën e kontributeve në krah. Pra kush është ky drejtor i thesarit, çfarë është kjo Ministri Financash që ka pranuar skemën e pagave pa skemën e kontributeve shoqërore që do të thotë që e gjithë administrata shtetërore kanë mbi 10 vite që nuk u janë paguar kontributet në skemën e sigurimeve shoqërore dhe ministria gënjen kur thotë se ka paguar kontributet sepse mjafton të nxirrni vendimin e qeverisë dhe aktin normativ që është bërë në vitin 2015 ku ka qenë ministër financash Shkëqim Cani që janë marrë paratë nga buxheti i shtetit dhe u është paguar skema e kontributeve shoqërore për të bërë një amnisti të tillë. Pra skema jo vetëm që është buzë greminës, por ka rënë dhe po mbahet në një ashkël druri në cepin e greminës. Dhe me e tmerrshmja është që kolapsi nuk është këtu por është tek numri i shqiptarëve që po largohen çdo ditë e më shumë nga Shqipëria dhe për fat të keq nuk po largohen pensionistë, por po largohet i gjithë brezi i ri”,-tha Kryemadhi./ Opinion.al

Share: