Dy anketa të njëpasnjëshme të Bankës së Shqipërisë gjeten se, kërkesa për kredi nga familjet po tkurret.
Rreth 67% e të përgjigjurve kanë deklaruar se, nuk presin të marrin hua të re këte vit.
Rënia të madhe ka shënuar kërkesa për blerje banese, e cila ishte në territor negativ në 6-mujorin e parë dhe pritet të ketë të njëjtën ecuri deri në fund të vitit.
Banka tregtare në vend kanë pohuar se standardet e kreditimit për individët mbetën të pandryshuara në tremujorin e tretë të vitit 2019, si në kreditë dhënë me qëllim blerje banesash, ashtu edhe në kreditë konsumatorë përgjatë gjithë vitit 2019
Si rezultat, indeksi i mundësisë për të rimarrë një hua të rënga individët ka rezultuar 0.149, duke shënuar rënie krahasuar me vrojtimin e kaluar dhe krahasuar me një vit më parë, dhe duke mbetur nën vlerën e mesatares afatgjatë të tij/
Sipas Bankës së Shqipërisë kjo ecuri vijon të dëshmojë për një kërkesë ende të paqëndrueshme të familjeve për huamarrje.
Kredia vijon të jetë e shtrenjtë për familjet shqiptare duke zënë në disa raste mbi 30% te të ardhurave të tyre mujore.
Përsa i përket raportit të pagesës së huasë ndaj totalit të të ardhurave, nga përgjigjet rezulton se ky raport arrin ‘deri në 10%’ të të ardhurave mujore për 34% të familjeve huamarrëse, ’10-30%’ për 39% të familjeve dhe ‘mbi 30% të të ardhurave për rreth 26% të familjeve. Në përgjithësi, gjatë tre vrojtimeve të fundit vihet re një prirje e kësaj shpërndarjeje për t’u zhvendosur në favor të raporteve më të larta këst/të ardhurave.
Në 53% të rasteve të huamarrjes deklarohet se huaja maturohet ‘brenda një viti’ dhe kjo peshë ka rënë me 1 pikë përqindje krahasuar me 6-mujorin e kaluar; në 42% të rasteve, afati i mbetur është ‘1-5 vjet’ dhe në 5% të rasteve ka rezultuar ‘mbi 5 vjet’.