Home KRYESORE Lirimi i Alvin Berishës nga kampi në Siri, Rama: Po kthehet në...

Lirimi i Alvin Berishës nga kampi në Siri, Rama: Po kthehet në shtëpi

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas lirimit të Alvi Berishës nga kapi në Siri. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ka publikuar një foto ku shihet vogëlushi shqiptar dhe ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, i cili ndodhet në Siri.

Rama ka falenderuar organizatat humanitare dhe homologun e tij italian Giussepe Conte, i cili sipas tij, është angazhuar personalisht për lirimin e 11-vjeçarit.

Ndërkohë, kryeministri ka theksuar se; “Por për ne, përpjekja nuk mbyllet këtu, sepse fëmijë e gra nga Shqipëria vazhdojnë të jenë peng në kampin-burg prej ku arritëm të nxjerrim Alvinin…”- shkruan Rama.

Postimi i Ramës

ALVINI PO KTHEHET NË SHTËPI😍

Pas një jave në kufirin sirian, së bashku me një skuadër speciale të policisë sonë dhe në bashkëpunim të ngushtë me partnerët italianë, ministri ynë i brendshëm po përcjell në këtë moment Alvinin në ambasadën italiane në Beirut, prej ku vogëlushi shqiptar do të pajiset me dokumentat e nevojshme e do të fluturojë drejt babait në Romë🤗

Një falenderim i veçantë për kryeministrin Giuseppe Conte, i cili u angazhua personalisht në ndjekjen e operacionit për palën italiane🇦🇱🤝🇮🇹

Faleminderit edhe dy organizatave humanitare që u bënë pjesë jetike e këtij operacioni tejet kompleks e të rrezikshëm, pa harruar konsullin e nderit të Shqipërisë në Liban, që luajti një rol të pazëvendësueshëm🙏

Por për ne, përpjekja nuk mbyllet këtu, sepse fëmijë e gra nga Shqipëria vazhdojnë të jenë peng në kampin-burg prej ku arritëm të nxjerrim Alvinin…/ Opinion.al

Share: