Open Data ka publikuar së fundmi, pasuritë e deputetëve të rinj të Kuvendit. Një ndër ta është edhe deputetja e shumëpërfolur kohët e fundit, Majlinda Halilaj.
Ajo e cila mori mandatin e Lulzim Bashës, u bë e njohur për aktikulimin në Kuvend, ku nuk lexonte dot as fjalën e saj në letër.
Por çfarë pasurie ka Majlinda Halilaj?
Në deklarimet e Open Data ajo ka si pasuri vetëm një autoveturë të tipit Mercedes Benz në vlerën 6 000 Euro të përfituar si dhuratë nga babai në datën 19.03.2018. Deputetja e re, nuk ka as shtëpi dhe asnjë pasuri tjetër.
Majlinda Halilaj mori vëmendjen e mediave pasi gjatë seancës plenare nuk mundi të lexonte ato që kishte shkruar vetë. Në një status në rrjetet sociale, Halilaj u justifikua se atë ditë kishte probleme me sytë, teksa ranë në sy gabimet drejtshkrimore./novamedia.al/