Home KRYESORE VIDEO/ “Politika na braktisi”, banorja në Astir tregon si do ti prishet...

VIDEO/ “Politika na braktisi”, banorja në Astir tregon si do ti prishet banesa!

Një nga banorët e prekura nga plani për prishjen e shtëpive në zonën e Astirit, në një intervistë për Fax News, u shpreh se politika i ka braktisur krejtësisht, ndërkohë që kërkonin ato po kërkonin vetëm mbështeje.

Banorja tregoi me detaje se do të procedohet për prishjen e banesave dhe sipas saj firmat ndërtuese kanë hedhur para, pasi në zonë do të ndërtohen kulla.

Ajo u shpreh se arroganca e shtetit i ka lënë në mes të rrugës, ndërkohë që e përllogarsin shtëpinë e saj në një letër duke e prishur disa herë radhazi.

“Na mbytën me gaz lotsjellës. Kishte banorë që po u dilte gjaku dhe policia e merrte zvarrë. PSi do reagojmë ne? Ti lëmë ato prap në këtë lloj mënyre do të sillen. Ato do të na vrasin. Edhe gazin nuk e hodhëm ne, kërkojm të dialogojmë të japim zgjidhje. A jemi pjesë e këtij komuniteti. Kemi një farë të drejte që të na jepet një përgjigje. U është kërkuar edhe nga firmat e ndërtimit duke u thënë gjej zgjidhje për banorët dhe kanë thënë do të bëhet siç duam ne. Çfarë kuptimi ka hajde o vlla marrim çantat dhe ikim të gjithë.

Kjo na ka mbetur, ne do të marrim rrugën. E kanë kërkuar firmat që duan të bëjnë rrugën, hajde o vlla ikim të gjitëh ti lirojmë banesat të ikim dhe të mbesin të vobektët që ti shkeli. Gjithë Unaza ka për të ikur të ngeli një popullsi që ti shtypi deri sa tja marri frymën, shtyp e shtyp. Hajde të jap unë nja dy vite qera thotë ai. Çfarë do më nga situata kë nuk kemi marrë në telefon, u thamë hajdeni se do të bëjnë shtet rrethim, kërkuam mbështetja. Përgjigja u mor!

Ne nuk kemi pasur mbështetja nga politika ta marrin vesh të gjithë populli shqiptar këtu nuk ka pasur asnjë demokrat asnjë të LSI-së, asnjë të PD-së, asnjë të PS-së. Nuk kemi lidhje fare me partinë, jemi në banorët që po kërkojmë mbëhsteja dhe zgjidhje. Këkrojmë mbështetja nga pouppli shqiptar nuk kemi lidhje me partinë. Si nuk e kuptojnë këto nejrëz që këtu do të ndërtohen kulla. Hajdeni mor se është në shtëpinë time njolla e kullave. Hajdeni shiheni në shtëpinë time. Trotuar 5 metra. Ku janë këto inxhinierë ku janë këto akritektë që të dalin të flasin për ne. ku janë shoqatat, por të gjitha i ka kapur ky njeri. Po hajdeni o burra ikim. Hajdeni o shqiptar ikim. Nuk na kanë thënë asgjë erdhën në shtëpinë time dhe i vunë një kryq të kuq, hyn nje metër. Duke thënë se do ta masin me një aparat satelitor. Dhe me aparati satelitor e ka gabimin tre metra. Po shtëpia ime nuk është një letër se e gris ti kur do ti dhe ngjite si dua unë. Të vijë ta masë. Sa ka devijuar që nga Fabrika e Miellit. Gabimi fillon që atje. Nëse e do të barabartë le ta bëjë të barabartë se spotohet rruga dhe të shembë dhe pallatet që kanë hyrë katër metra. Shtëpia ime është shembur tre herë deri më tani. Kur shkojmë të zyrat e ARRSH-së na kthejnë përgjigje pa pikë turpi duke na thënë se nuk e dimë sa do të lëvizë aksi kryesor 2 ose 3 metra, se nuk është firmosuyr projekti. Por ne e dimë shumë mirë që firmat e ndërtimit kanë dhënë para. Deputetët e opozitës, mund të vinin deri në orën 5 kur nisi përballja me policisë.“- u shpreh banorja.

(M.Q/Faxweb.al)

Share: