Home KRYESORE Rama: Meta, edhe një herë tjetër në anën e gabuar të historisë

Rama: Meta, edhe një herë tjetër në anën e gabuar të historisë

Pas votimit për zgjedhjen e delegatëve të Kongresit, Kryeministri, Edi Rama iu kundërpërgjigj Presidentit Meta lidhur me përplasjen më të fundit mes mazhorancës socialiste dhe Presidencës.

“Ne jemi në anën e duhur të historisë, ndërsa fatkeqësisht, edhe njëherë tjetër, Ilir Meta është në anën e gabuar të historisë”, iu tha Rama gazetarëve.

Ai ritheksoi se mazhoranca socialiste nuk do të përfshihet në këtë konflikt të ri, qëndrim që e mbajti edhe në Kuvend një ditë më parë.

“Ky është një konflikt i radhës i shkaktuar nga i njëjti burim konflikti për të njëjtat arsye që dihen, por nuk mendoj që ne duhet të përfshihemi më tej në këtë konflikt dhe nuk mendoj që është konflikt që mund të zgjidhet me beteja dhe polemika në fushën e komunikimit, pasi njerëzit duan të tjera gjëra. Nga data 25 Nëntor do të prezantoj platformë kundër KÇK-së, që do të jetë një paketë e tërë ligjore mbi bazën e një ligji special kundër krimit të organizuar”, u shpreh Kryeministri Rama.

Rama komentoi dhe deklaratën e djeshme të Presidentit Meta, i cili tha se me një dekret mund të shpërndajë parlamentin.

“Më kujton atë që iu kam thënë më parë, Xhike Qamilin që thoshte sa të kem këtë e atë katund nuk pyes për Francën e Anglinë”. u shpreh Rama./Opinion.al

Share: