Home KRYESORE Kushtetuesja: Njohim 3 anëtaret që u betuan tek Presidenti. Ja emrat

Kushtetuesja: Njohim 3 anëtaret që u betuan tek Presidenti. Ja emrat

Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë njeh vetëm tre anëtaret që u betuan tek Presidenti. Në një reagim zyrtar, pas Rezolutës të miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë këtë të premte, institucioni më i lartë në zbatimin e ligjit thotë se: “lidhur me Rezolutën e miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë, Gjykata Kushtetuese sqaron se, edhe pas plotësimit të disa prej vakancave në përbërjen e saj, nuk e ka ende kuorumin e nevojshëm për të shqyrtuar dhe vendosur në seancë gjyqësore lidhur me kërkesat që paraqiten përpara saj.

Për këtë arsye ajo nuk mund të ushtrojë kompetencat e saj thelbësore apo juridiksionale lidhur me zgjidhjen e konfliktit të kompetencave midis pushteteve apo organeve kushtetuese, si dhe as ato kompetenca që lidhen me shqyrtimin e kushtetutshmërisë së akteve të nxjerra nga organet e pushtetit publik”.

“Në këto kushte, Gjykata Kushtetuese si një institucion i pavarur, duke zbatuar Kushtetutën dhe ligjin e saj organik dhe legjislacionin në fuqi, si dhe praktikat administrative të ndjekura ndër vite, me qëllim sigurimin e kushteve normale për mbarëvajtjen dhe mirëfunksionimin e veprimtarisë së saj, është duke ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshme administrative formale për fillimin e detyrës së tri anëtarëve të rinj, pas betimit të tyre para Presidentit të Republikës”, theksohet më tej në deklaratë.

Në listë nuk është emri i Arta Vorpsit
Në listë nuk është emri i Arta Vorpsit

Kuvendi miratoi me 97 vota një rezolutë në të cilën i kërkohet institucioneve të tjera të injorojnë Presidentin e Republikës, në lidhje me dekretin e tij për emërimin e Marsida Xhaferllarit si anëtare të Gjykatës Kushtetuese. Rezoluta e quan këtë veprim të Metës një akt absolutisht të pavlefshëm, jashtë kompetencave të tij dhe që minon funksionimin e Gjykatës Kushtetuese.

Gjithashtu Kuvendi i bën thirrje Presidentit dhe Gjykatës Kushtetuese që të mundësojnë fillimin e detyrës së gjyqtareve kushtetues, Arta Vorpsi, Elsa Toska dhe Fiona Papajorgji, duke mos njohur emrin e Marsida Xhaferllarit si anëtare të Kushtetueses.

Kuvendi i Shqipërisë i bën thirrje Presidentit të Republikës të heqë dorë nga tentativat dhe aktet që bllokojnë zbatimin e Reformës në Drejtësi dhe të mos ndërmarrë asnjë veprim tjetër në shkelje flagrante të Kushtetutës./ Opinion.al

Share: