Home KRYESORE Meta fton Këshillin e Ambasadorëve dhe Fondacionin “Soros” në takim

Meta fton Këshillin e Ambasadorëve dhe Fondacionin “Soros” në takim

Ditën e sotme presidenti Meta ftoi në takim krerët e partive që dogjën mandatet duke dalë nga Parlamenti por burime nga presidenca bëjnë të ditur se të ftuar në takime lidhur me krizën në vend janë edhe pjesëtarë të Fondacionit “Shoqëria e Hapur Soros”.

Situata e rëndë në funksionimin e shtetit ligjor sipas kreut të shtetit po rrezikon izolimin e vendit dhe për këtë arsye ai ka ftuar në takim disa përfaqësi të aktorëve të ndryshëm në vend.

Përveç opozitës jashtëparlamentare dhe përfaqësuesve të Fondacionit “Soros”, mësohet se Meta do ka ftuar edhe Këshillin e Ambasadorëve.

Në këto takime presidenti do të informojë këto aktorë lidhur me ngërçin në Gjykatën Kushtetuese dhe situatën e rëndë të funksionimit të ligjit si dhe do të diskutojë me ta në lidhje me propozime për të arritur një zgjidhje.

Kujtojmë se Presidenti Meta në mënyrë të vazhdueshme ka akuzuar segmente të caktuara ndërkombëtare që veprojnë brenda vendit se kanë si qëllim krijimin e një shteti paralel në Shqipëri. Në një konferencë për mediat para disa kohësh ai i bëri thirrje George Sorosit që të mos ndërhyjë në punët e brendshme të Shqipërisë, ndërsa disa ditë më parë bëri akuza të forta për disa pjesëtarë të delegacioneve ndërkombëtare se janë të korruptuar.

Takimet e presidentit janë parashikuar të bëhen para 20 nëntorit. /Opinion.al

Share: