Presdienti Ilir Meta ka sqaruar arsyet pse refuzoi të shkojë në ndeshjen me Francën në stadiumin e ri. Duket se problem për kreun e shtëtit ka qenë ndërrimi i merit nga “Qemal; Stafa” në “Air Albania” jo rastesisht me sa duket ne diten e clirimit te Tiranes…
“Të dashur tifoza Kuq e Zi!
Sot keni shkëlqyer me entuziazmin tuaj të pandalshëm duke treguar se tifozët më të mirë jane ata që brohorasin ekipin edhe më shumë kur është në disavantazh. Sot nuk isha dot midis jush sepse jam i palumtur për heqjen e padrejte të emrit të stadiumit tonë kombëtar për arsye komerciale! Por kjo nuk do të thotë se nuk do vij në të ardhmen. Pasi ne të gjithë do themi si gjithmonë: “Do shkojmë në Qemal Stafa!”
Shpresojmë të mos dëgjojmë ndonjë iniciativë të marrë për t’i ndërruar emrin dhe vendit për arsye komerciale.
Nderim për të gjithë ata që luajtën me nder me fanellën kuqezi në “Qemal Stafa” për mëse shtatë dekada! 👐🇦🇱” – shkruan Meta në Facebook.