Home KRYESORE “Zgjohu të ikësh në shkollë”, 16 vjeçari shqiptar ndërron jetë në gjumë

“Zgjohu të ikësh në shkollë”, 16 vjeçari shqiptar ndërron jetë në gjumë

Vdekja e adoleshentit shqiptar, Matteo Markui ka tronditur provincën e Teramos në Itali.

16 vjecari i lindur në Itali nga prindër emigrant shqiptar ka gjetur vdekjen në gjumë edhe pse nuk kishte shfaqur asnjëherë më herët probleme shëndetësore.

Sipas mediave lokale, ai është gjetur i pajetë nga e ëma e cila kishte shkuar ta zgjonte pasi mendoi se po bëhej vonë për në shkollë.

“Matteo, zgjohu, duhet të shkosh në shkollë”, kanë qënë fjalët e saj para se të kuptonte se i biri kishte ndërruar jetë.

Sipas të dhënave nga autoritetet në Teramo, shkaku i vdekjes mendohet se ka qënë një infarkt./Opinion.al

Share: