Home KRYESORE Zëdhënësi i Presidentit reagon pas nismës së PS për ‘betimet’

Zëdhënësi i Presidentit reagon pas nismës së PS për ‘betimet’

Këshilltari për mediat i Presidentit të Republikës, Tedi Blushi ka reaguar mëngjesin e sotëm lidhur me paralajmërimet e mazhorancës për ndryshimet në ligjin për betimet tek Presidenti.

Përmes një postimi në Facebook, Blushi u shpreh se institucioni i Presidentit është i vetmi plotësisht legjitim dhe demokratik në vend.

“Ju kërkoj ndjesë për reagimin e vonuar pas insistimit tuaj për një koment lidhur me sihariqin që i ka dhënë mbrëmë Tao Tao mbarë vendit tonë, se Parlamenti jokushtetues, paska vendosur që t’i rrëmbejë kompetencat kushtetuese Presidentit të Republikës, të vetmit institucion plotësisht legjitim e demokratik në vend.

Kjo është një ide gjeniale për të përshpejtuar Ramaformën dhe instaluar Drejtësinë e Re të betimeve buzë Lanës, të pastër e të kulluar si vetë uji i Lanës.

Po Presidenti çdo bëjë më pyesni ju? Si mund të mos marrë pjesë në inaugurimin e LanaKushtetutës nga gjysmëparlamenti i oligarkëve, bandave dhe ambasadorëve të gishtit!

Sigurisht që atë ditë Presidenti do të jetë vetë atje, i pari, me të gjithë popullin shqiptar!,”-përfundon Blushi. 

Kjo nisëm e mazhorancës për të rishikuar të gjitha ligjet organike të institucioneve në të cilat përcaktohet betimi i një anëtari ka ardhur si rezultat i përplasjeve me Presidentin e Republikës lidhur me betimin e gjyqtarëve  kushtetues./Opinion.al/

Share: