Home KRYESORE Rrihen barbarisht me shkop bejsbolli tifozët e Tomorrit, autorët largohen

Rrihen barbarisht me shkop bejsbolli tifozët e Tomorrit, autorët largohen

Dhuna është rikthyer sërish në futbollin shqiptar. Një grup tifozësh të Patosit kanë rrahur barbarisht dy tifozë të Tomorrit i cili është transportuar me urgjencë në spital.

Pas përfundimit të ndeshjes Albpetroli – Tomorri e cila përfundoi me fitoren e miqve 1-2, tifozët kanë qëlluar me gurë në drejtim të autobusit të Tomorrit dhe mjeteve të tifozëve, po aty janë shpërndarë nga policia.

Por disa nga tifozët e Patosit nuk e kanë lënë me kaq. Ata kanë ndjekur makinën e njërit prej tifozëve të Patosit, Nderim Deliut.

Në aksin nacional Patos-Berat, dy automjete Volswagen dhe Benz, kanë nxjerrë nga rruga automjetin e Deliut dhe më pas 6 personat që ndodheshin në to e kanë nxjerrë atë dhe ArmandoYzin nga makina dhe i kanë goditur me shkop bejsbolli e shkelma, duke i lënë pa ndjenja.

Ata janë larguar nga vendngjarja dhe ende nuk janë identifikuar nga policia ndërkohë të plagosuri janë transportuar menjëherë në Spitalin e Fierit. /Opinion.al

Share: