Home I pakategorizuar “Të gjithë të prekurit nga tërmeti strehim në hotele”

“Të gjithë të prekurit nga tërmeti strehim në hotele”

Kryeministri Edi Rama njoftoi në rrjetet sociale se familjet që kanë mbetur pa strehë nga tërmeti që shkaktoi në vendin tonë 20 viktima dhe rreth 600 të plagosur do të strehohen në hotelet e Durrësit, Kavajës dhe Vlorës.

“Dimri nuk kalohet dot as nën qiell të hapur e as në tenda, prandaj qeveria do të nënshkruajë një marrëveshje me strukturat hoteliere të Durrësit, Kavajës dhe edhe Vlorës po të jetë nevoja, që të gjitha familjet e mbetura pa çati, të strehohen në kushte optimale, të shërbehen në kushte optimale, t’i kalojnë edhe festat e fundvitit në kushte optimale bashkë me fëmijët e tyre, ndërsa këta të fundit jo vetëm të mos jenë të detyruar të braktisin shkollën asnjë ditë, por edhe të mësojnë në kushte optimale”, shkruan Rama.

Deri më tani bëhet fjalë, sipas të dhënave zyrtare për të paktën 20 persona që kanë humbur jetën. Prej tyre, 12 janë në Durrës, në një pallat të shembur brenda qytetit, në një hotel në zonën e Plazhit, në një vilë në zonën e Kënetës dhe në zonën e Konvaleshencës po në pjesën e plazhit.

Ndërsa 7 persona, 2 gra të moshuara, dhe pesë persona të tjerë, mes të cilëve dhe një fëmijë, janë gjetur në rrënojat e tre pallateve të shembur në Thumanë. Një person ndërkohë mësohet se ka humbur jetën në Kurbin./ Opinion.al

Share: