Home KRYESORE Bilanci tragjik i tërmetit, Rama ftesë opozitës në Komitetin e ndërtimit

Bilanci tragjik i tërmetit, Rama ftesë opozitës në Komitetin e ndërtimit

Tërmeti që goditi Shqipërinë më 26 nëntor ka shkaktuar një bilanc tragjik. Zyrtarisht deri tani si  pasojë e shembjeve tragjike të banesave janë shëmuar 49 viktima dhe mbi 750 të plagosur.

Gjatë mbledhjes së sotme të Këshillit të Ministrave, Kryeministri Rama bëri një bilanc edhe të dëmeve të tjera që ka shkaktuar ky tërmet.

Ai njoftoi se në Durrës janë 701 banesa të dëmtuara, 12 të shkatërruara totalisht dhe 176 pallate të dëmtuara.

Në Tiranë, janë 15 të banesa shkatërruara, 239 banesa të dëmtuara, 8 pallate jashtë funksionit, 61 pallate të dëmtuar rëndë.

“Ky bilanc kërkon të plotësohet në mënyrë që askush të mos mbetet jashtë bilancit”, tha Rama.

Më tej ai shtoi se në Tiranë janë 3480 persona pa shtëpi. 1 mijë janë të akomoduar në 5 qendra private, të tjerët në çadra dhe tek të afërmit. Në Elbasan janë akomoduar 209 persona, ndërsa në Durrës 625.

Për të gjithë këtë situatë Rama tha se do të mblidhet Komiteti kombëtar i ndërtimit dhe shtoi se do të ishte i lumtur që pjesë e këtij komiteti të ishte edhe opozita, qoftë në aspektin financiar, qoftë edhe atë teknik.

Do të ishim të lumtur të ishte edhe opozita qoftë sa i përket aspektit financiar, qofte dhe teknik. nuk kemi çfarë ndajmë në këtë aspekt përveçse nevojën e përbashkët për të bërë më të mirën për njerëzit. Nuk është komision i reformës zgjedhore, as komision dekriminalizmi, as i ndarjes së engjëjve dhe djajve. Këto janë komisione për ditët me diell në këtë ditë pa diell në këtë punë që do të vazhdojë e pa cënuar nga jeta e përditshme politike që nuk diskutohet së shpejti do të rifillojë se shenjat e para janë dhënë, është mirë të jemi bashkë, është mirë të punojmë bashkë”, tha Rama. /Opinion.al

Share: