Home KRYESORE Pezullohet mësimi deri më 9 dhjetor? Shahini: Lajme të rremë!

Pezullohet mësimi deri më 9 dhjetor? Shahini: Lajme të rremë!

Ministrja e Arsimit Besa Shahini, përmes një reagimi në rrjetet sociale ka përgënjeshtruar lajmin se mësimi do të pezullohet deri më 9 dhjetor për shkak të situatës së krijuar nga tërmetet.

Shahini shkruan se njoftimi zyrtar për rifillimin e mësimit do e bëjë pasi të mbyllen analizat e vlerësimeve të infrastrukturave shkollore.

Po ashtu, ministrja ka theksuar që të mos merren në konsideratë lajmet e rreme.

“Nxënës, prindër dhe mësues të dashur! Njoftimin zyrtar për rifillimin e mësimit do ta bëj pasi të mbyllim të gjithë analizat e vlerësimeve të infrastrukturave shkollore. Ndaj, MOS MERRNI në konsideratë LAJMET “FAKE” si kjo këtu! Njoftimet e mia i publikoj tek kjo faqe dhe ato pastaj përcillen edhe në kanalet e ndryshme mediatike”, shkruan Shahini./ Opinion.al

Share: