E zgjedhur si e përkohshme, Arta Marku e zgjati funskionin e saj për gati dy vite të plota. Megjithatë ajo nuk ia doli të marrë votat e atyre që u shërbeu gjatë kësaj periudhe, duke u vënë nën shënjestrën e opozitës dhe opinionit publik. Marku ia dorëzoi drejtimin e Prokurorisë së Përgjithshme, Olsia Çelës, që tashmë është kryeprokurori i ri i Shqipërisë.Pasi humbi përballë shokut të klasës, Olsian Çela, ish- kryeprokurorja e përkohshme e do të emërohet prokurore në Prokurorinë e Apelit të Tiranës, sipas burimeve të Oranews.Ndërsa Donika Prela, e preferuara e Markut, do të kthehet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës.
Pas shkrirjes së Krimeve të Rënda, KLP do të bëjë nesër emërimin e 12 prokurorëve të mbetur.