Home KRYESORE Kritikat për festivalin, reagojnë Elvana Gjata dhe Alketa Vejsiu

Kritikat për festivalin, reagojnë Elvana Gjata dhe Alketa Vejsiu

Festivali i Këngës në RTSH ka shkaktuar mjaft debate sa i përket fitueses së vendit të parë i fituar nga Arilena Ara dhe fitueses së vendit të dytë këngëtares Elvana Gjata.

Në morinë e gjithë diskutimeve lidhur nëse vendi i parë duhej të fitohej nga Gjata, vet këngëtarja ka reaguar përmes një postimi të gjatë në rrjete sociale.

“Kam punuar fort e do punoj deri sa te kem fryme!Puna smë ka hedhur poshte kurrë, as balta e helmi, me apo pa porosi! Faleminderit jurise europiane per vleresimin maximal U gëzova shumë!
Dashni me fal as 2 pikeshi Mikaelës s’mundet me ma ndal!,”-është shprehur këngëtarja ndër të tjera lidhur me votimin e jurisë.

Postimi i plotë i këngëtares Elvana Gjata:

Refuzoj te flas ne keto raste, por me duhet ta bej…
Arilena… nuk eshte faji yt dhe te uroj me gjithe zemer vetem sukses! Dua te falenderoj te gjithe shqiptaret kudo qe ndodhen por dhe fansat e rinj Europiane per dashurine, mbeshtetjen qe me keni dhene qe diten qe #metana doli!

I kam pare te gjitha sondazhet e ju kam pare te kendoni e kerceni kengen me syte e mij cdo dite, e ju pashe dhe ne salle me duart lart! Ju kam degjuar kur therrisni emrin tim plot zjarr ne festivale ne Diaspore dhe ne Prishtine,e degjova dhe dje ne Tirane si kurre me pare ne jeten time! Zemra plot!
Kam punuar fort e do punoj deri sa te kem fryme!Puna sme ka hedhur poshte kurre, as balta e helmi, me apo pa porosi!

Faleminderit jurise europiane per vleresimin maximal U gezova shume! Dashni me fal as 2 pikeshi Mikaeles s’mundet me ma ndal! Pranojeni jeten ME TANA Gezojeni jeten ME TANA Mezi pres projektet e reja “.

Gjithashtu një reagim ka ardhur edhe nga moderatorja Alketa Vejsiu pas kritikave të bëra lidhur me organizimin e festivalit.

“Ne që dalim në ekran marrim kënaqesitë, por edhe goditjet! Thjesht kam arritur në një stad që në këto momente lumturie askush s’më lëndon dot kaq thjeshtë! Ndërsa unë realizoja ëndrrën për të cilën kam punuar 20 vjet rresht, disa parazit dixhital kruanin kokën për të gjetur ndonjë frazë që do mund të më c’orientonte! Nuk ja dolën dot! Me krenari mund të them që, po ishte dhe pak recitali im sepse unë nuk jam stereotip i vajzës kukull që ska ctë bëjë përveçse të përplasë qerpikët në skenë!,”-ka thënë ndër të tjera Vejsiu në postimin e saj të gjatë.

Postimi i plotë i moderatores Alketa Vejsiu :
Keto kane qene nder ditet me te bukura te jetes time ne ekran!
Mund te kisha bere disa gjera me mire! Disa gjera mund te kishin shkuar me mire!
Gjithmone ka hapsira per me mire! Por kam e kam marre ate kenaqesi te madhe ne nje fraze te perseritur disa here; “Solle nje fryme te re ne kete Festival”! Ky ishte Festivali i Shqiptarve, por ne kete edicion ishte edhe pak ”Festivali Im” ne sensin e ideve jo te perkatesise! Bashke me nje skuader te papare profesionistesh ndertuam kete projekt te bukur!

Ne qe dalim ne ekran marrim kenaqesite, por edhe goditjet! Thjesht kam arritur ne nje stad qe ne keto momente lumturie askush s’me lendon dot kaq thjeshte! Kam qene dhe do te mbetem parimore dhe do te luftoj fort per vlerat permes modelit tim!

Kete pune se bej per cmime, trofe brohoritje, e bej sepse zemra me drejton tek gjerat qe dua fort.
Thembren e Akilit se prekni dot! Prezantimi mund te kishte ca gjera me mire, But I Did it! Ne menyren me origjinale dhe te sinqerte. Dhe u argetova shume!

Po, ndersa une realizoja endrren per te cilen kam punuar 20 vjet rresht, disa parazit dixhital kruanin koken per te gjetur ndonje fraze qe do mund te me c’orientonte! Nuk ja dolen dot!
Do te mbetem nje entuziaste e jetes! I kam kembet e vendosura fort ne toke, por jam konfidente!
Jam e thjeshte, por nuk lejoj askend te kuotoje punen time! Jam e drejte dhe me integritet dhe nuk merrem me individet por me parimet! Jam ketu ku jam sepse E MERITOJ!
Dhe sme intereson mendimi i atyre qe s’duan ta shohin dhe perqafojne progresin! Festivali suksesin dhe punen e te gjitheve e tregoi me rezultat!

Nuk mund te rri pa ju shprehur mirnjohjen time te thelle, perunjesine perpara publikut. Me krenari mund te them qe, Po ishte dhe pak Recitali Im sepse une nuk jam stereotip i Vajzes Kukull qe ska cte beje pervecese te perplase qerpiket ne skene! Ne pritje te realizimit te endrres se rradhes…
Deri atehere le te shpresojme qe qielli do te jete i paster dhe me yje si kjo mbremje sonte ne Tirane

Shqipëria do të përfaqësohet në Eurovizion nga këngëtarja Arilena Ara me këngën “Shaj”./Opinion.al/

Share: