Home I pakategorizuar PETICIONI KUNDËR AMBASADORIT AMERIKAN ËSHTË KUNDËR VETË KOSOVËS

PETICIONI KUNDËR AMBASADORIT AMERIKAN ËSHTË KUNDËR VETË KOSOVËS

Nga Harry Bajraktari

Lancimi i një peticioni në rrjetin social nga disa ekstremistë kundër Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, mikut të popullit të Kosovës, Greg Delawie, është një absurd që askush në gjendje normale, e aq më parë ata që ia duan të mirën Kosovës dhe shqiptarëve, s’ do ta bënin, ngaqë të gjithë e dimë se me ndihmën e SHBA fituam lirinë dhe Pavarësinë, të cilën e gëzojmë sot.

Lancuesve dhe nënshkruesve të këtij peticioni të pa kuptimtë dhe pa asnjë vlerë, ju kujtojmë momentet ma dramatike të vitit 1999, kur një milion shqiptarë u dëbuan nga vatrat e tyre në formën më brutale nga Millosheviqi.

Ambasadori amerikan Delawie në Kosovë përfaqëson qëndrimet e Departamentit të Shtetit dhe të Qeverisë Amerikane dhe ato nuk janë qëndrime të tij personale. Qytetarët tanë e dinë fort mirë kontributin e Washingtonit dhe këtë peticion e konsiderojnë një përpjekje të kotë për të vënë madje qoftë edhe një pikë të vockël të zezë mes SHBA dhe Kosovës dhe shqiptarëve në gjithë Ballkanin dhe jashtë tij.

Ne tradicionalisht e kemi vlerësuar dhe çmuar të mirën e tjetrit. Nesë dikënd shqiptarët e duan me krejt zemrën, ata janë amerikanët dhe këtë urë miqësie askush s’ mund ta pengojë dhe askush s’ mund ta njollosë.

Harry Bajraktari
New York, 20 Shkurt 2016

Share: