Home KRYESORE Sulm me armë në SHBA, vritet një grua dhe plagosen 7 të...

Sulm me armë në SHBA, vritet një grua dhe plagosen 7 të tjerë

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar pasditen e së mërkurës në Seatle të SHBA-së pranë Fourth Avenue and Pine Street.

Si pasojë një person ka mbetur i vdekur dhe shtatë të tjerë janë plagosur, mes të cilëve dhe fëmijë.

Një person i paidentifikuar ka qëlluar mbi turmën e njerëzve duke përhapur panik në zonë. Sipas policisë kemi të bëjmë me një person të vetëm i cili ende nuk është kapur.

Motivet e ngjarjes janë ende të paqarta ndërsa burimet lokale bëjnë me dije se ngjarja ndodhi në një zonë e cila frekuentohet nga turistët.

Mes të plagosurve është një fëmijë 9 vjeç dhe një grua 55 vjeçare të cilët janë në gjendje kritike për jetën. Viktima mësohet të jetë gjithashtu një grua.

Të shtënat e së mërkurës vijnë një ditë pasi një 55-vjeçar humbi jetën pas një sulmi me armë pranë së njëjtës zonë por shefi i Policisë së Seatle ka deklaruar për mediat vendase se nuk ka ende prova që të lidhin të dy ngjarjet. /Opinion.al

Share: