Home KRYESORE Gjykata Kushtetuese pranon të shqyrtojë vlefshmërinë e ’30 Qershorit’

Gjykata Kushtetuese pranon të shqyrtojë vlefshmërinë e ’30 Qershorit’

Gjykata Kushtetuese ka pranuar të shqyrtojë vlefshmërinë e zgjedhjeve lokale të 30 Qershorit 2019 pasi ka kualifikuar sot padinë e kryebashkiakes së Shkodrës, Voltana Ademi.

Në korrik të viti të shkuar Ademi kërkoi në Gjykatën Kushtuetuese shpalljen antikushtetues të të gjithë procesit. Ajo argumentonte se zgjedhjet e 30 qershorit ishin të jashtëligjshme pasi data ishte anuluar me dekret presidencial dhe se në 31 bashki, kandidatët socialistë nuk kishin rivalë.

Dhoma e Këshillimit të Gjykatës Kushtetuese ka vendosur të kualifikojë sot padinë e bërë nga kryebashkiakja e Shkodrës.

Vendimi është marrë nga 3 anëtarë të kësaj gjykate por ky është vetëm filtri i parë i Kushtetueses. Për gjykimin e kësaj kërkese kërkohen të paktën 6 anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, pra plotësimi edhe me dy anëtarë të tjerë pasi 4 janë tashmë të emëruar në detyrë.

Duhet përmendur se deri tani 52 ankime të tjera janë rrëzuar që në këtë fazë, ndërsa kjo padi së bashku me padinë e Presidentit për Teatrin Kombëtar e kanë kaluar këtë filtër.

Vlerësimi i ligjshmërisë së zgjedhjeve të 30 qershorit është një ndër kërkesat e Bundestagut gjerman për hapjen e negociatave të anëtarësimit në BE. /Opinion.al

Share: